Shtëpia Botuese “ADA” publikon Antologjinë poetike ” Na bashkon një emër” me poetë emigrantë nga Italia, Greqia e Suedia nën redaktimin e autorit Ndue Lazi dhe sponsorizuar nga Klodian Cami.

Shtëpia Botuese “ADA” publikon Antologjinë poetike ” Na bashkon një emër” me poetë emigrantë nga Italia,  Greqia e Suedia nën redaktimin e autorit Ndue Lazi dhe sponsorizuar nga Klodian Cami.

Titulli: Na bashkon një emër

Redaktor: Ndue Lazri
Kopertina: Zef Naçaj

Sponsorizues: Klodian Cami
Përgatiti për botim: Roland LUSHI

Botimi i parë, 2017
ISBN 978-9928-244-55-0

Formati : 13.5x20cm

 

Roland Lushi

Botimet ADA
Shtëpia botuese “ADA”
Adresa: Rr. Nasi Pavllo Nr.20
Cel: 068 22 190 16
www.botimetada.com
Tiranë, nëntor 2017

Shtypur në shtypshkronjën e Shtëpisë Botuese ADA

CIP Katalogimi në botim BK Tiranë
Na bashkon një emër : poezi nga poetë emigrantë
nga Italia, Greqia e Suedia / red. Nue Lazri.
– Tiranë : Ada, 2017
120 f. ; 13.5×20 cm.
ISBN 978-9928-244-55-0
1.Letërsia shqipe 2.Poezia 3.Përmbledhje (antologji)

821.18 -1 -82

 

NA BASHKON NJË EMËR

U zgjodh posaçërisht ky titull për të qenë në kopertinën e kësaj përmbledhjeje poetike. Sepse, autorët që përfaqësohen me nga dy poezi secili, janë emigrantë të shpërndarë në tre shtete të ndryshme, në Itali, në Greqi e në Suedi. Iniciativa për t’u bashkuar në një përmbledhje poetike ishte diçka e bukur, që lindi pas lidhjes së bashkëpunimit dhe nënshkrimit të marrëveshjes midis Federatës Nacionale të shoqatave Shqiptare në Itali dhe Federatës së Shoqatave Shqiptare në Greqi e pastaj edhe me shoqatat e krijuesve shqiptarë në Suedi.
Na bashkon një emër. Po, na bashkon emri shqiptar dhe flamuri kombëtar që valëvitet në të gjitha shoqatat shqiptare kudo që ndodhen nëpër botë. Emigrantët këtë emër mundohen ta mbajnë lart bashkë me mallin për vendlindjen, me kontributin për të ruajtur gjuhën e bukur shqipe, traditat, historinë e kulturën kombëtare.
Na bashkon një emër. Po, na bashkon emri poet dhe pasioni e dëshira për të shkruar poezi e krijime të tjera letrare. Nuk ka poet në diasporë që të mos i ketë thurur vargje Atdheut, mallit për vendlindjen, gjuhës së ëmbël shqipe. Dhe nuk i kanë thurur në mënyrë patetike për të treguar një atdhetarizëm artificial, por në to kanë derdhur ndjenjë e dashuri të vërtetë, çka i bën ato krijime të dashura për secilin që i ka shkruar e për lexuesin.
Na bashkon një emër. Po, na bashkon emri emigrant. Secili nga ne ka lënë vendlindjen dhe është vendosur në dhe të huaj me ëndrrën e një jete më të mirë. E kur ikëm nuk morëm asgjë me vete, përveç mallit të pashuar, e ashtu si Zef Serembe me trastën e novelave, morëm me vete një tufë vjershash a krijimesh të tjera, të cilat i pasuruam me motivet e reja që na nxiti e frymëzoi jeta e mërgimtarit.
Duke qenë në rolin e redaktorit, unë nuk do të ndalem në poezitë e autorëve që përfaqësohen në këtë përmbledhje. Ato do t’i gjykojë vetë lexuesi e mbase edhe këta autorë duke lexuar krijimet e njëri – tjetrit kur të kenë këtë libër në dorë. Unë dua të falënderoj secilin prej tyre për gatishmërinë dhe bashkëpunimin për të marrë pjesë në këtë iniciativë.
Një falënderim të veçantë dua të rezervoj për imprenditorin e palodhur shqiptar që jeton e punon në Reggio Emilia, zotin Klodian Cami, i cili ka sponsorizuar edhe publikimin e këtij libri, krahas sponsorizimeve të shumta që ka bërë gjithnjë në dobi të aktiviteteve të Federatës FNAI në Itali. Duke qenë në rolin e kryetarit të komisionit të koordinimit midis Federatave, ai ka mbështetur këtë iniciativë, që lindi si një ide e përbashkët midis meje e atij, dhe u ofrua për ta sponsorizuar atë.
Tek shkruaj këtë parathënie, unë kujtoj me kënaqësi të veçantë takimet që patëm me përfaqësuesit e Federatës së Shoqatave Shqiptare në Greqi, qoftë në Peschiera del Garda në Itali, qoftë në Athinë. Momentet e bukura, miqësore e vëllazërore që kemi kaluar dhe lidhja e bashkëpunimit na kanë treguar se lidhje e bashkëpunime të tilla midis organizimesh shqiptare në disaporë janë të dobishme e të domosdoshme. Po kështu me një kënaqësi të madhe kujtoj takimin e bukur dhe mikpritjen e kolegëve tanë në Boras të Suedisë, ku ishim mysafirë, por edhe pjesëmarrës në aktivitetin e bukur të përvitshëm, “Sofra poetike”, ku marrin pjesë çdo vit mbi 100 autorë shqiptarë nga shtete të ndryshme të Europës e edhe më tej.
Kjo përmbledhje është hapi i parë në këtë drejtim. Tani po punohet për një përmbledhje me tregime. Për librin me poezi që keni në dorë mendojmë të bëjmë një promovim të përbashkët, mundësisht me pjesëmarrjen e të gjithë autorëve që përfaqësohen në të.
Uroj që ky bashkëpunim të jetë i vazhdueshëm e të japë vazhdimisht frute të reja.

 

Ndue Lazri

Bolonjë, Itali

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s