Shtëpia Botuese “ADA” publikon vëllimin poetik ” Atje dua…” të autores Trandafile MOLLA

Shtëpia Botuese “ADA” publikon vëllimin poetik ” Atje dua…” të autores Trandafile  MOLLA

Titulli: Atje dua…

Autore: Trandafile  MOLLA
Redaktor: Roland LUSHI
Botimi i parë, 2017
ISBN 978-9928-244-56-7
Formati : 12x20cm
Botimet ADA
Shtëpia botuese “ADA”

Adresa: Rr. Nasi Pavllo Nr.20
Cel: 068 22 190 16
www.botimetada.com
Tiranë, nëntor 2017

 

Roland Lushi

Shtypur në shtypshkronjën e Shtëpisë Botuese ADA

CIP Katalogimi në botim BK Tiranë
Molla, Trandafile
Atje dua… : poezi / Trandafila Molla.
– Tiranë : Ada, 2017
96 f. ; 13.5×20 cm.
ISBN 978-9928-244-56-7
1.Letërsia shqipe 2.Poezia
821.18 -1

 

PARATHËNIE

Poetja Trandafile Molla Baja tashmë është një zë poetik i njohur, autore e librave poetik” FJALË ZEMRE”, “KUR ZEMRA FLET”, “VAZHDOJ TË JEM” dhe vjen para lexuesit me vëllimin poetik “ATJE DUA …” në këtë fund viti 2017. Poezitë e saj janë botuar herë pas here në shtypin letrar si në revistën Obelisk, në faqet letrare të gazetës 55 dhe në gazetën Rruga e Arbërit etj.

Me krijmtarinë e saj ka marrë pjesë në disa konkurse poetik ku do veçoja Pranvera poetike durrsake më 13.5.1017 ku u vlerësua me çmimin MUZA E ADRITIKUT. Në konkursin poetik Mbarkombëtar në Istog, edicioni i dytë me 16.9.2017 me çmimin letrar dhe Çerifikat mirënjohje dr.Ibrahim Rugova. Po këtë vit në Festivalin poetik Muza Budiane në Burrel poezia e saj u vlersua.

Kur lexon librin poetik “Atje dua…” të poetes Trandafile Molla Baja mbushesh me frymë, ndjehesh i emocionuar nga poezitë e saj shkruar bukur e me sinqeritet artistik,me tamatikën e gjërë e të larmishme. Në poezit e saj ka jetë, ka ngjarje dhe gjetje të bukura artistike, por ka dhe detikime ku pesha e fjalës kalon caqet vetiake nga mesazhi poetike filozofik që përcjell mes vargjesh ku lexuesi gjen veten, pjesë nga jeta e tij. Të tilla janë poezitë “Rrugët e jetës”, “Portreti i babait në mur”, “Gjimnazistja”,etj. Duke jetuar larg vendlindjes poetja ka disa poezi të spikatura për emigrimin e sigurisht dhe mall për njerzit, vendlindjen, Durrësin e bukur, prindërit, femirinë ku do gjejmë një botë poetike të një dashurie të lënë pas,por që e shoqëron krijimtarinë e saj.

 

Trandafile  MOLLA

Poezia e poetes është një poezi malli dhe dashurie për jetën,krenarie për kombin dhe figurat e spikatura të tij ashtu siç është krenare për parardhësit e saj, për brezin që le pas. Në poezitë e këtij vëllimi gjen dimrin dhe pranverën, cicërimat e zogjve e dallgët e detit, përkushtimin intelektual ndaj Atdheut, përkushtimin ndaj familjes, fëmijëve e bashkshortit,dashurisë universale njerzore.

Ashtu siç emocionohemi kur lexojmë poezinë “Me lot të syrit”, e njëta gjendje emocionale dhe te poezia “Në përvjetorin e Kosovës”, te poezia “Shoqja e fëmirisë”,apo poezia “Në breg të detit”, “Çifti I lumtur”, “Jam te ty Durrës”, “Jam emigrante”, “Koha e rinisë” e tjera poezi.

Poetja Trandafile Molla Baja me librin poetik “ATJE DUA…” vjen si një risi dhe me një nivel më të lartë artistik, më e plotë si krijuese e me një siguri për të shkruar poezi e libra të tjerë. Autorja është poete, ka shpirt poetik,por është dhe një femër e emancipuar dhe e kulturuar,një nënë dhe bashkshorte e përkushtuar dhe të gjitha këto i gjejmë të derdhura nëpër vargjet e poezisë së saj.

Ilmi Dervishi

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s