Shtëpia Botuese “ADA” publikon vëllimin poetik “Kronika e erës” të autores Suzana Malaj

Shtëpia Botuese “ADA”   publikon vëllimin poetik “Kronika e erës” të autores Suzana Malaj

Titulli: Kronika e erës
Autore: Suzana Malaj

ISBN:978-9928-244-45-1
Botimi i parë, 2017

Përgatiti për botim: Roland Lushi
Formati : 13.5×20.5cm

 

Roland Lushi

Botimet ADA
Shtëpia botuese “ADA”
Adresa: Rr. Nasi Pavllo Nr.20
Cel: 068 22 190 16
Tiranë, nëntor 2017

Shtypur në shtypshkronjën e Shtëpisë Botuese “ADA”
CIP Katalogimi në botim BK Tiranë
Malaj, Suzana
Kronika e erës : poezi / Suzana Malaj.
Tiranë : Ada, 2017
156 f. ; 20 cm.
ISBN 978-9928-244-45-1
1.Letërsia shqipe 2.Poezia
821.18 -1

 

Mesazhet universale ku metrat katrorë bëhen hapësira

( Vështrim poetik për vëllimin “ Kronika e erës” të autores Suzana Malaj )

Arti i fjalës është i pafundmë dhe secili artist e përthyen realitetin sipas këndvështrimit e botës së vet. Poeti poezinë e shkruan se e ka nevojë të brendshme për ta nxjerrë jashtë vetes, për të lehtësuar veten e për të ndier kënaqësi nga lindja e krijesës së vet prej fjale.
Autorja, Suzana Malaj është një person nga ata që quhen tashmë të shqetësuarit e kohës sonë brenda e jashtë vendit. Ka njohuritë e duhura filozofike e të adresuara saktësisht sidomos për personalitet që iu referohet. Këto janë cilësi esenciale të poezive të saj meditative- filozofike, përveç tematikës së gjerë e figurave aludive të veçanta, teknikës stilistike të mbështetur mbi monologë e dialogë me të cilat ndërton ligjërimet e saj poetike e i drejtohet shpesh marrësit në vetën e dytë- ti, ku veta në njëjës përfaqëson një tipizim, dukuri mbi të cilin ndalet për të përcjellë mesazhin e filozofinë e saj të të kuptuarit të botës e të të jetuarit të jetës. Ka një stil të shkruari tërësisht origjinal dhe veçanërisht tërheqës. Shpesh poezia e Suzanës shfaqet diskrete, me gjuhë të sofistikuar e gjithashtu me nëntekste të shumta. Ka një natyrshmëri në perceptim e ligjërim që shtjellohet nga vargu i parë në atë të fundit në një unitet formal e përmbajtjesor të admirueshëm.
Në qendër të poezisë ka gjithnjë një fabul, një gjendje, një pikënisje, diçka që intrigon dhe prek shqisat e mendjen. Kjo është një veçori që e bën poezinë e saj ta lexosh e rilexosh e të emocionohesh vetvetiu pasi emocioni rri i fshehur e i strukur në fjalë e tinguj të harmonizuar ku organizimi ritmik e tingullor krijon efekte të forta. Simboli, metafora e alegoria janë të preferuarat e saj dhe do të flasë me gjuhën e tyre, duke lënë vend për interpretime vetjake që i lihet lexuesit ta bëjë, përmes ballafaqimit të perceptimit të vet me përvojën e perceptimin e autores.
Ka shprehje që të mbeten në mendje a thua janë idioma apo thënie proverbiale që e bëjnë poezinë e saj të këndshme për tu lexuar e dëgjuar.

 

Suzana Malaj

Për hir të së vërtetës ka poezi që janë në kërkim të lexuesit elitar. Duket sikur poezitë e Suzanës, të përziera me emocionet e prodhuara nga përjetimet e brendshme, për esencë dhe erëz kanë mendimin…Stili është retorik dhe duket se Suzana zotëron artin e te ndikuarit përmes fjalës. Dhe fjala duket se ka fjetur gjatë me autoren për t’ú zgjuar fuqishëm e për të trokitur tek lexuesit si trokitja e një rrebeshi. Në ligjërimin poetik të autores rroken çështje që kanë të bëjnë me gjuhën,kombin,mitet:
“Gjumi hipnotik i një populli” e trajton zgjimin e vlerave kombëtare nën një vështrim krejt unik.
Ajo u drejtohet teknikave frojdiane, hipnozës për të shëruar plagët e pakuptueshme të inferioritetit të kësaj race te lashtë e bujare. Ndërton kronikën e erës për të folur me fjalë ere e për të përcjellë nëntekste të fuqishme që nuk janë fjalë ere…Sjell figurën autentike të lisit duke kërkuar rrënjët e lashta të gjuhës pellazge. Vazhdon udhëtimin me muzën e vet dhe shkon larg në fisin e vjetër indian të Resë së Kuqe për të ballafaquar primitiven me qytetërimin ndërkohë që këto të fundit ndërrojnë vendet… E bën mëkatin të ecë mbi një fill të hollë litari për ta bërë shpirtin njerëzor të sprovojë veten duke kuptuar një ekzistencë që është mirë të shkojë drejt shpirtërores pa u përbaltur me tokësoren fizike e materiale. Përçon gati një dramë njerëzore që shtjellohet tek “bipolaritet” e në fund befason me këndvështrimin. Një satirë të magjishme do e quaja unë poezinë me të njëjtin titull, në të cilën ballafaqohet njeriu me botën nën një vështrim ekzistencialist në të cilin jeta përcillet në metaforën e kupës me helm që gjithsesi shijon… I referohet Sokratit të botës antike për të sjellë hijen e dyshimit që shoqëron njeriun bashkëkohor dhe tretet në dilemat e tij përmes një gjuhe që intrigon. Duhet theksuar se poezitë në dukje pesimiste ruajnë në nëntekst një frymë optimiste që asnjëherë nuk e humbet kuptimin. Ndërton paralelizma e kontraste të forta dhe emocion po aq fort me tablo e gjendje që i vizaton me fjalë, shpesh me tonet e errëta të grisë që çelet përmes domethënies e mesazhit të rëndësishëm e transparent. Figura e zogut me krahë të thyer që rrëshqet piramidës është një figurë stilistike e veçantë teksa dhe vetë piramida përfaqëson ndoshta hierarkinë shoqërore dhe hierarkinë e vlerave që jo gjithnjë shkojnë krah për krah.
Dallohet për mesazhet universale ku metrat katrorë bëhen hapësira dhe përshëndetjet e humanëve-alarme me kode mirësjelljeje. Ndalet tek sytë njerëzorë e sheh në misterin e tyre ndërtimin e shkatërrimin..E trajton mitin në aktualitet për të zbërthyer poetikisht mitet e sotme të gjalla… Gjendja dilematike shoqërohet me asociacione abstrakte siç është kufizimi njerëzor në botën -ide të pafundme. Ballafaqon dritën me hijen e mbërrin në funeralin e Hamletit të ri, në habitate artificiale të zhbëra nga mungesa e vlerave të qëndrueshme… Unë do e quaja një vëllim poetik që duhet lexuar në mënyrë aktive siç duhet të jetë leximi i vërtetë që mbetet.
Suksese Suzana!

Odise Plaku, Shkrimtar

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s