LUGINA / Poezi nga Edlira Xhani Velaj

Poezi nga Edlira Xhani Velaj
 
 
LUGINA
 
Nuk di si vjen kjo erë
e ftohtë, lugine.
Sa larg është lugina ime!
Sa larg!
Kapërcej një qiell të zbrazët,
një det zemërak
e vij në një tokë që më djeg këmbët!
Në fuqi eshtrash përpëlitet Poseidoni
e një Afërditë e lakuriqtë përshëndet e shpërfytyruar .
Avujt e tokës mbështjellin kohën
petalet e margaritës bien një nga një,
si ato lojrat që bënim dikur,
me të dashurit imagjinarë: Më do! S`më do!
Ky lumë që kthen valën mbrapsht,
këto gurë me forma të çuditshme
herë të rrumbullakta, herë në formë petash.
Sikur koha ngelet në gurët vezullues .
Rrëshqas në to e lumi një oaaz ëndërrash!
Fryn lugina! Në sybukurash vajzash!
Lulet bien, bien.
Shtogu ka çelur! I bardhë! Si një paqe e kërkuar
nga kushedi se cili shpirt
jeton rreth e rrotull tij.
Sa larg që është kjo erë!
Në gjoksin tim!
rëra më ngjitet në këmbë e këmbët djegin!
Udhëtarë po do të gjesh këtë udhë
merr rrugën nga lumi!
Gjeje në flokët e shpupurisura të vajzave faqekuqe!
Fustanin e kanë të qëndisur me diell .
Në gjoksin që duket sikur do të shpërthejë
nën këmishën e djersitur.
Bëjë një rrotullim rreth shtogut misterioz .
Rrëzou në gurët e lumit .
Lugina fryn.
E ti nëpër ëndërra ke gjetur parajsën!

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s