Poezi nga Alketa Stefania Caca

Poezi nga Alketa Stefania Caca

 

MAMKËS… 🖤

Ti ndëron jetë çdo vit,
dhe nërënxat e pjekura të stinës
lëkunden në pemë.
E, ti ke etje zemërore,
të bukur si nërënxat që shëndritin mëngjesin.
Natën me hënë ti hap portën,
shtyn mënjanë hijet e ftohta,
të huaja mbi mermerë të qarë
pa vënë rè këpucët e tua të çara.
Drejton kokën me duart e zëna,
shkund shiun që bie mbi trikon jeshile.
Pak buzagaz shumë e pikëlluar,
kujtohesh se duhet të ndalosh
të blesh pak kulaç e pak djathë.
Qesh me të madhe,
duke harruar për pak çaste që ke vdekur
e flet me njerëzit për shtëpinë,
për lulet e thara,
arrat e bakllavasë
për vajzat që të presin.
Befas trishtohesh,
nuk ke patur kurrë çadër.
Nuk iu ankove kurrë dashurisë së vetme që iu fale,
por me shallin lejla mbuloje flokët e gjatë.
Ti ndëron jetë çdo vit,
dhe në nëntor nuk shikon asnjë dallëndyshe,
çerdhet janë bosh,
si vetmia atje poshtë.
Ti ngrihesh të “festosh” një vit më tepër,
e ndez një zjarr me qirinjtë e mbledhur,
me fijen e parafundit të shkrepses.
Ulesh mbi pllakën e gurtë,
lexon emrin,
shikon foton tënde të preferuar,
ofshan me vehte:
“Oh, sa keq që paskam vdekur”.
Thjesht ti je jashtë jetës së përditshme,
e pambrojtur aty në errësirën e kobshme.
Ti çdo vit kërkon sytë e dashur,
ditët e bardha,
netët e ëngjëllta me aroma rrëshqitëse.
Pak e qeshur shumë e dhimbsur,
kthehesh në botën e pashembur akoma.

Këtu tek ne mamka ime,
gjithkush jeton për hesap të vet.

 

BABA…

Tani,
duart e tua i dashur baba,
janë të brishta si sythat e pranverës.
Sa brenga ke mbuluar me ngrohtësinë e tyre,
sa herë ke ringjallur veten,
e krehur dhimbjet e zemrës
nën thinjat e pamëshirshme të jetës.
Male të fuqishëm ke përmbysur,
për të dëshmuar dashurinë.
Diejt e tu ke mbartur përherë,
në xhepat e xhakaventos së zezë.
Ti ke lindur i shenjuar i shtrenjti im baba,
ky qe shkaku i vuajtjes, durimit e pikëllimit,
kur sytë e tu ndillnin shpresën e dritës.
Tani,
tingujt e çdo dite kanë ngjyra gurgulluese,
rreth e rrotull teje si qielli në agun e parë,
e frymëmarrjet e gëzuara larguan muzgjet.
E di, asnjëherë nuk je grindur me Zotin,
ke pritur si një ushtar i bindur fatin e panjohur,
duke besuar në dafinat e Krishtit.
Tani,
je i bekuar nga stina e ëndrrave,
hijet e dikurshme…
i ke lenë si relike mbi rafte të vjetër.

(Sytë e tu,
afrojnë shpirtin e mamkës nga përtej botës…)

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s