Si e kam njohur Ferhat Cakaj / Nga: Agron Shele

Si e kam njohur Ferhat Cakaj


Ishte një nga ato ditët e nxehta të Korrikut, ku më së shumti njerëzit në qytetin e Kukësit drejtoheshin buzë liqenit të Drinit. Ishte viti 1994 dhe unë isha në moshë fare të re, 22- vjeç. Së bashku me mikun tim poetin Azem Parllaku dhe shkrimtrain e drejtorin e gjimnazit në atë kohë Petrit Palushi, po ecnim buzë liqenit, kur një burrë me flokë të zbardhura, po na e bënte me dorë të shkonim drejt tij. Ishte njeri me temperament të lartë, shumë energjik dhe u ngrit në këmbë.
“ Sa mirë që erdhët “ – tha ai dhe na shtrëngoi fort duart.
-Po këtë djalin nga e kemi, ju drejtua Petritit.
Nga anët e tua është, por nuk të them asgjë, se më më thua do çmallem toskërisht me të, dhe nuk e di në ngelet më vend për mua – dhe i ra krahëve.
Nuk i le keto ti- qeshi dhe Ferhati.
Ende pa zënë mirë vend më pyeti me detaje, se nga isha, pse ndodhesha këtu, etj, etj.
U ulëm rreth tij dhe si gjithmonë kur bëhen bashkë krijues, rrëfejnë e humbasin pas shtjellës së krijimeve të tyre, poezitë më të fundit, personazhet aktuale, por pa harruar asnjëherë dhe shqetësimet që kalon vendi.
Ferhati më uli pranë vetes dhe shpesh më binten nga krahët, ndërsa miqte e tjerë qeshnin dhe ndiheshin të kënaqur që shkëmbenin biseda me këtë njeri sa të urtë, po kaq dhe të mençur.
Më pas, kur pinim kafen tek turizmi i Kukësit, një lokal me një verandë dhe pamje përrallore, ky sytë përhumbin pas reve që shpesh flinin mbi liqen, do më dhuronte libra të tij, ndërsa unë me atë sinqeritetin e moshës dhe jo pa druajtje i jepja ndonjë gazetë ose serinë e Revistës “ Poezi plus” që kishtë përmbledhje të poezie të mia, për të cilat kujdesej në mënyrë të veçantë miku im i mirë, Petrit Palushi.
Kohët shkojnë, por Ferhati është nga ata njerëz që jeton përmes veprës letrare të tij dhe vjen tek unë përherë me atë mirësinë e madhe në shpirt, urtësinë që e karakterizonte dhe buzëqeshjen që shkrepëtinte sa një mijë diell në atë mjedis dhe kohë të pashlyer të viteve më të bukura të rinisë time.

 


Vepra të autorit

Romane:

Njerëz të qytezës në mal.
Nesër do te jetë vonë.
Jam bir i popullit tim.
Zemërimi.
Bardhyli kërkon Gjergj Elez Alinë.
Pranvera do të vijë.
Të gjallë edhe të vdekur.

Novela:

Mësuesi i çmendur.
Kështu është.

Vëllime me tregime:

Lugina e nuseve.
Një korie mes lisash

Drama:

Isa Boletini.

Studime:

E vërteta mbi “Eposin Serb” refleksion eseistik

Nga: Agron Shele

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s