«VAJET E PRANVERËS MASHTRUESE » – ROMAN NITROGLICERINE I BAJAME HOXHËS / Nga: Shpend Sollaku Noé

«VAJET E PRANVERËS MASHTRUESE » – ROMAN NITROGLICERINE I BAJAME HOXHËS
 
 
 
Nga: Shpend Sollaku Noé
 
1 Shpendi «Vajet e pranverës mashtruese», që sapo mbarova së rilexuari, promovohet në Bruksel nga Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptarë në Belgjikë, më 24 Nëntor.
 
Ky libër është një roman-report me temën delikate e njëherësh të mprehtë të persekutimit nën regjimin totalitar shqiptar. Ai nuk është i zakonshmi botim i të të përndjekurve, ku, edhe personazhe antikomunistë ndonjëherë të rëndësishëm, bien në banalitetin e të të treguarit në nivel amatorial të fakteve të përgjithshme.
 
 
Bajame Hoxha Çeliku
 
(Bajame Hoxha Çeliku) paraqitet dhe arrin të qëndrojë deri në faqen e fundit si një bombë me hidrogjen (BH); në përcjelljen e fakteve dhe emrave pa dorashkat e atij që i trëmbet përcëllimit të opinionit apo kongjijve fshehur nën hirin e hakmarrjes së autorëve të krimit.
 
Ajo nuk ka nevojë të kërkojë bodigardë për të mbijetuar në xhunglën e botimeve shqiptare. Libri i saj është aq i paepur, saqë ta sulmosh do të thotë tʼi bësh reklamën më të madhe dhe tʼi urosh jetëgjatësinë.
 
Pa iu dridhur pena, BH përshkruan situata e njerëz të vërtetë, me gjakfohtësinë e një historiani, me zhdërvjelltësinë e një gazetari, me ndjeshmërine e një poeti, me sigurinë që ia jep një punë këmbëngulëse shumëvjecare.
 
Historia e letërsisë shqiptare ka për tʼiu kthyer leximit të këtij libri, e jo vetëm statistikisht.
 
 
VAJET E PRANVERËS MASHTRUESE
 
«Vajet e pranverës mashtruese» është Nudo Historie më e saktë sesa një thes me libra historianësh të përciptë e oportunistë, më e vërtetë sesa mijra faqe arkivash të manipuluar, më letrar se dhjetra botime të tjera të dokumentuara me këtë temë.
 
Urime, BH, dhuratë më të mirë nuk mund të na bëje neve, të uriturve për të vërteta të lakuriqta.
 
Prano, të lutem, këtë dhuratëzë – mini ese, në pamundësi të ardhjes time, edhe pse shumë të dëshiruar, më 24 Nëntor, në Bruksel, GC De Maalbeek, Hoornstraat 97, 1040 Etterbeek.
 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s