Antologjia Poetike : “Trirema e Poezisë Joniane” (Edicioni XI ) – Babeta Rexhepi ( Albania)

Trirema e Poezisë Joniane
 
Me poetë pjesëmarrës në takimin portik, “Trirema e Poezisë Joniane“, organizuar nga Klubi i Krijuesve Jonianë Sarandë. 29 shtator – 01 tetor 2017 Edicioni XI
 
 
Babeta Rexhepi, Tirane, Albania
 
 
Fjalët e librit
 
E shoh njerëzimin tek largohet
prej meje, si rreckë jashtë mode tashmë
lundrojnë ndër duar aplikacione
mburren, më të bukurin kush e ka ndër to?
 
Si mirazh të largët kujtoj kohën
kur si thesar zbulohesha nga pak
hapja horizonte, zbuloja shtigje
tek zemrat e vetmuara dhe ato flakë
 
Lindja emocione, dhuroja tjetër botë
zhvilloja neurone, ne te rine e plakun gjithashtu
vrisja mërzitinë, ankthin, netet e ftohte
isha i dobishëm, i nevojshëm këtu.
 
Por sot njerëzimi rreket
në përmbajtje e dukje pa thellësi
duke larguar vdekshmërisht krijimin
duke humbur pak nga pak si njeri
 
Ndaj më vjen të qaj, jo për veten
por për zbrazëtine që do me ndjekë
nëse pasardhës nuk më gjenden
të ndrisin mbi errësirën që po merr jetë
 
Ndaj, ju qe po lexoni këtë fund
dhimbjen ma kuptoni, të pathënat gjithashtu
lutem shfletoni libra, sa më shumë ju mund
të lulëzojë dituria pak nga pak këtu
 
Të rrisim filiza të shëndetshëm
që boten ta bëjmë më të mirë
të zbulojmë thesaret e nendheshëm
të jetojmë pafund mençurinë.
 
 
Tanimë
 
Tanimë mësova të jetoj vetëm nën dritën tënde
Atë rreze të shkurtër shikimi, që vjedhurazi më hedh në mbrëmje
Tanimë mos u çudit si minutat më tresin,
si ngjallem perëndimit, si i frikem mëngjesit.
 
Ti, ndoshta akoma s’ ke mësuar të lexosh hijet,
as t’ ia ndjesh zemrës; uljet-ngritjet-ndalimet
Me siguri as të depërtosh përtej ngjyrave s’ të kanë mësuar
Ndryshe plagën në gri, lehtas do kishe dalluar.
 
Por ti vazhdo të jetosh, të lutem mbrëmjeve të mia
Nga dritë e syrit tënd, të ndrijë gjithësia
do të tregoj unë ngadalë si të rritesh pranë meje
do të mësoj une si të rrjedhë dashuria në deje.
 
 
 
Babeta Rexhepi
 
Babeta Rexhepi kam lindur me 15/06/1986. Kam mbaruar Fakultetin e Infermierisë në Universitetin e Tiranës dhe master shkencor në të njëjtin Fakultet. E ushtroj këtë profesion prej 10 vitesh. Letërsia është një nga pasionet e mia më të mëdha dhe vetë kam nisur të shkruaj që në moshën 11 vjeëare. Jam autore e një libri me poezi” Fjalët e librit”. Shkrimet e mia janë bërë pjesë e antologjive të ndryshme me autorët bashkëkohorë shqiptarë. Aktualisht po punoj me librin tim të dytë ne trajtën e romanit.
 
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s