Antologjia Poetike : “Trirema e Poezisë Joniane” (Edicioni XI ) – Zhuljeta KALEMI (Albania)

Trirema e Poezisë Joniane
 
Me poetë pjesëmarrës në takimin portik, “Trirema e Poezisë Joniane“, organizuar nga Klubi i Krijuesve Jonianë Sarandë. 29 shtator – 01 tetor 2017 Edicioni XI

 

Zhuljeta KALEMI, Sarandë, Albania

 

NË VARGJET E MIA

Gjumi as sonte nuk më zë
kur heshtur nata po bie
e unë nuk mundem të fle
ndërsa shpirti më lidhet me yje.

As sonte gjumi s`po më zë
Ti mos fol, i pafjalë, ashtu rri
Dhimbja shpirt edhe zemër t`i gërryen,
nata mbushet me lot dhe me sy.

Gjumi prap nuk do të më zërë
i njëjti mall ndrin i strukur
brenda fjalës që ndizte dashurinë.
Aq bukur tingëllonte ,sa bukur!

As sonte s`ka gjumë, nuk më zë.
Yje të rinj dhe një Hënë e re,
përmbi mall me rrëshkasin prap sonte
thellë në vargjet ku gjendemi ne.

 

LOJË E VËRTETË

Ti do të ikësh nga unë pak nga pak
që unë të mësohem me ikjen tënde?
A thjesht të mendoj se prapë do kthehesh
muzgjeve të vjeshtës si nje vegim hëne.

Ti do të ikësh nje gjysem jo e gjitha
që unë mos ta ndjej se të kam humbur?
A thjesht të më lesh pas ikjes si grimca
cdo pore të lëkurës që të kam puthur.

Ti do të ikësh nga unë pak nga pak,
që të besoj se pendohet dhe vdekja?
A thjesht të gjej shpesh vetëm një shkak,
për të të thënë se sa shumë të desha…!

 

Zhuljeta KALEMI

Zhuljeta Kalemi lindi në Sarandë, Albania. Ka përfunduar gjimnazin “Hasan Tahsini”, Sarandë. Ka filluar të shkruajë poezi qysh kur ishte nxënëse e shkollës nëntë vjeçare. Ka publikuar vazhdimisht poezi në rrejetet sociale. Zhuljeta është një zë i ri dhe shumë premtues në poezi. Së shpëjti ajo pritet të botojë librin e parë me poezi.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s