Poezi nga Anila Themiu

Poezi nga Anila Themiu

 

PËRMBYTJA

Uji rrjedh malesh
fushash nuk ndalon uji
shtëpish vërshon uji kur rrugën i ndalin
Jeta lindur në ujë,po nga uji mbytet
Fshin uji fajin e tëpazotëve apo (hajdutve të fondeve)
Mblidhet uji në sytë e të mbeturve pashpresë nga humbja
Të përmbyt dhimbjen.


Të thashë të mos qaje?

Sigurisht që të thashë
Parëmbremë,
Të kujtohet!?
Ti qaje me ngashërim
dhe lotët lagnin ballkonin tim
Tani shiko dhe vetë çbëre…
Me mua në hënë
të vije guxove
dhe lotë gjaku
nga lart pikove,
ndërsa hëna qante
dashurinë e marrë.
Dallget u ngritën me rrëmbim
mbytën gjakun tënd
pa shpëtim.
Ujqërit nga e dashurisë erë, dehur,
shurdhuan botën duke lehur
Gradaçjelat prekën yjet
çanë retë në mes syve.

Bëre dëm të madh dhe…
Rri me mua dhe mos bë zë.

 

ÇLIRIM

Në muret e zemrës përplasen ndienjat
dhe qeshin sytë
dhe sytë qajnë.
Nga zhgënjimi zemra dhemb
e zenë në faj.
Më pate dhe të desha si femijë
Gabove
Më poshtërove
Kërkon të kthehesh?!
Unë nuk jam nëna jote.

 

LIRIA IME

Ka etje liria ime gjysëm e vdekur
në ujë deti freskon të përvëluarin fyt
Ka ngërçe të mbledhura
nga grushte të shtrira
dhe një shtrëngim të mbyt.
Ka etje ju them fyti im
bërtiti shumë dhe se degjuat.
Në ujë deti mundohet më kot
etjen ta shuaj.
Në ujë deti kur njeri si dha
dhe përkedhelje uji
dhe horizonte të medha.
Përsëri i etur kali im gjysëm në jetë
përsëri kokëulur në kërkim,
me një tjetër shpirt që erdhi vetë ,
për ndihmë, për shpëtim.
Me një tjetër ënderr që qau me të
dhe kërkon kokëulur shpresë
Kuaj të fortë ,por pa zë
me krenari dhe besë.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s