Poezi nga Bilall Maliqi
NJIHE KORBIN
Korbin e zi
që krrakatë mbi tonën çati
e njoha…
Është i zi si nata futë
që tremb dhe ëndrrën
po, po
korbin e zi e njoha unë
njihe edhe ti…!
VARGJE PËR TY
mos u bëj fytyrë vjeshte
e përlotur
as fytyrë dimri pranë zjarrit
e kotur…
(se)s’të njeh (pran)vera
as zogjtë nëpër kopshtie
tevona si ta nuhas unë
atë aromë dashurie?!
MALLËNGJIM…
n’shuplakë të dorës së saj
lëshova pak mall
të pushoj qetësisht si një zog i lodhur
ta miklojë butësisht
ky engjëll i kopshtit të Edenit
në sytë e saj zbraza atë shikim
(tej)përtej vrimës së gërfyellit
e të lidhem dashurisht me kujtesën…
SHKARRAVITËS(I)
Vija rreshtash të hartuar
me (plot) shkarravina
për të ngritur ngrehina
(për)mbi puçrra të enjtura
e për të lëshuar rrënjë
nëndheshëm mes eshtrash
ky shkarravitës kobzi
me vulë të zezë në ballë
mbjell shkurre ferracakesh
brenda hartës së tkurrur…
Congratulation.