Poezi nga Dhimitër Nica

Poezi nga Dhimitër Nica

 

PRITJE… MALL, DASHURI

Mallin pres të hyjë nga dritarja
dhe kanatat po ia lë hapur,
ai po hynë nga të gjitha anët
rreth e qark zemrën e trupin ka kapur…

Ky mall shpirtin po e djeg me rrufe,
si qiri po e djeg gjithë trupin,
nuk më pyet fare sa vjeç je,
por futet thellë e më thellë nëpër damarë,
një termometër më sillni or miq me nge,
t’ ju tregojë se po digjem mbi dyzet gradë…

Dashuria po më djeg në moshë të vonë,
me një bukuri ku sapo të njëzetat kaloi
kur linde ti,unë kisha moshën e Krishtit,
nuk e di, se cila zemër nga ne gaboi,
po qe imja më vini prangat
e thoni:-shkoi ky plakush i dreqit, lajthiti…

Po qe ajo e lini të lirë,
krejt dënimim e saj ma jepni mua,
mua më kaloi gjysma e moshës…
thoni sa të doni,përsëri ajo u gabua
ajo serenata më e bukur e Korçës
e vlen këtë flijim,jo vetëm për sytë e botës…

Diferenca nuk shprehka gjë tjetër në jetë,
zoti e ka lindur të lirë dashurinë,
zoti e ka bër për njerëz të vërtetë,
zoti e ka lindur të barabartë
brenda syve të mi të kaltër
kanatat rrinë hapur ditë – natë!

 

NJË PUTHJE SHKARAZI…
Për ty…

Ti sapo kishe dalë nga ai dush i ngrohtë,
me rrobdishanin të hedhur përsipër,
unë hyra në dhomën tënde ashtu si “ kot… ”
dhe ngela më shumë se i mahnitur!

Flokët me avull shpërndanin fije ari,
duart të dridheshin, shtërngonin rrobdishanin fort,
unë i krisuri, i marrë pas të marri,
ngela i bllokuar, një buf, më shumë se idiot…

Ashtu i përhumbur, shkarazi të putha mbi flokë,
ti u ktheve nga ana tjetër, prisje sulmin mbi Trojë,
një forcë magjike m’i bllokoi të tëra, më ngriti mbi tokë,
zemra ndaloi, u ngatërruan fjalët,ngela pa gojë…

Ti këto ndoshta s’i ke mësuar akoma,
po t’i them t’i dish, nuk lihen gjërat me borxhe,
do vijë dita t’i bëjmë të gjitha, do rikthehet ora,
te puthja shkarazi me fije ari, riçelin e riçelin gonxhe!

 

NËPËR SHI…

Duke ecur nëpër shi,
qetësohet shpirti,
hapen damarët,
zgjerohen venat…
Duke ecur në borë e shi,
zbardhet trupi,
flakëron shpirti,
ngrohet zemra…
Thonë… se lahen mëkatet
e zhduket thëllimi…

Duke ecur nëpër shi,
moti derdh lotët e mi!

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s