Poezi nga Manushaqe Toromani

Poezi nga Manushaqe Toromani
 
 
Për ty
 
Çfarë je ti,
vjen e ikën,
luan me mua;
Vjen si rreze e mëngjesit,
më zgjon nga gjumi e më ngroh?!
Kur unë zgjohem, ti largohesh
frikohesh, a nuk e di?
Shkon e fshihesh pas një reje…
Nuk do, të jem pranë teje?
Unë bëj siku fle,
Ti kthehesh, prapë më zgjon,
më puth ëmbël, më ledhaton…
Po ç’ je vallë, që luan me mua,
vjen e ikën sa hërë do?!
Po u futa vetë në lojë,
do të loz sa të dua…
Ti me mua, unë me ty,
do të luajmë, deri kur?
Herë më fshihesh,
herë të fshihem…
Kjo lojë s’ do të mbarojë kurrë!
 
 
 
Fajin e kish nata
 
Si e përdalë,
nata na zhveshi lakuriq
E gjoja, për të na mbrojtur
nga shikimet e kalimtarëve,
as hënën se la të ndriçonte
Errësirë…
Unë dhe ti!
E ç’ faj kishim
nata na kishte bërë magji
Fajtore ishte ajo, si të mos i mjaftonte
s’ na la të vinim gjumë në sy.
Unë apo ti!
Jo,
nata bëri ç deshi me ne të dy!
 
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s