Poezi nga Marjola Saliu

Poezi nga Marjola Saliu
 
 
***
 
E humba veten një natë pa hënë,
ku endrrabërësi më për mua s’ kish mall
Ashtu si trupi s’ rri dot shume pa ngrënë
dhe zemra pa ëndrrat s’ mbetet dot e gjallë.
 
Një natë të zezë më se gjeta veten
guriçkat drejt shtëpisë nuk ndriçonin më,
kur ëndrrat në liqene lotësh treten
në shpirt akullnajat s’ i shkrin më asgjë.
 
Është kaq e trishtë kjo natë pa hënë,
se ëndrrat keq tradhtova sot
Shpirti brengosur e pangrënë
atë bërës ëndrrash më s’ po e gjen dot!
 
 
 
***
 
Dikur të thashë kurrë mos më beso,
se hije bëhem, iki larg
dhe nëse kthehem ti më harro
të rrëshqas unë duarsh, s’më shikon më prapë!
 
Ti larg më mbaj, të thashë dikur,
kur dielli rishtas merrte flakë,
nëse je lumë, une bëhem urë
rrugët i marr e iki larg!
 
Dhe iki larg e kthehem prapë,
se jam dhe ëndërr dhe përrallë
ndaj ti mos prit më kot në prag
a thua mbahen ëndrrat vallë?
 
Dhe iki larg e kthehem prapë
mos qaj për mua ti, mos qaj,
se ëndrrat bërë kështu janë
as ti, askush nuk mund ti mbajë!!!
 
 
 
***
 
Ti duhet të jesh tashmë këtu
në ket’ qytet gjysëm-dremitur,
se rrugët qeshin e ma bëjnë me sy
u lodhen dhe ato duke të pritur…
 
Ti vjen dhe ëmbël buzëqesh
enigmë me vetë sytë e tu
më puth e largësi s’ ka më mes nesh
E as rrugë të athëta s’ ka më gjithashtu…!
 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s