Poezi nga Ndue Marku

Poezi nga Ndue Marku

 

MBRAPSHT

Maskat laramane të karnavaleve mbrapshtë,
Edhe qielli i kesaj stine mbrapshtë më ngjanë,
Ditet,javet,mbrapshtë parakalojnë…,
Mbrapshtë kthyer fletët..në..kalendar
Mbrapshtë gjurmet e nxituara të kalimtareve..!

Shtetët,kontinentet…mbrapshtë
Bashkë më detët,oqeanet…
Mbrapshtë sikur fluturojnë edhe zogjtë e..qiellit….
Edhe dielli mbrapshtë sikur lindët..në..kët.vënd
Përendimi mbetur ka si një zhgënjim.!

Mbrapshtë ora,në dorën time,
Cigarëja e lagur,mbrapshtë… vëndosur në buzë,
Mbrapshtë…. dashurohën…kafshet…
Insektët…zvarraniket…njerëzit…
Mbrapshtë planeti rrotullohet…!

Mbrapshtë hëna e kësaj nate polare,
Mbrapshtë… shkruar vargjet e kësaj poezie…
Mbrapshtë edhe mallkimi i kësaj stine…
Mbrapshtë… domëthenja e ketyre vargjeve…

 

U DASHUROVA MË MAMANË TËNDE CIGANE…

Biri im i jashtë-ligjshëm,
Sonte jamë më ty,e..më jotemë..!
Si sotë 27 vite më parë
Ti linde… pikerishtë,këtu:
Brenda kesaj barakeje prej derrase..që..sheh..!

Më mamanë tënde… atëher’ rashë në dashuri,
-Binte shi,asaj vjeshte,të..vonë,
Nata,më zuri bregut lumit,vetmuar…
Me grepin e mbijetesës në majen e kallamit të lagur,
Mamasë tënde i dridhej trupi,
Shtati i saj kishte nevojë,për ngrohtë…
-Për krahu më mori,më futi tinëz…në ”shtepinë”e sajë..,
Mendjet tona u puqen seriozishtë:
Dashuri të bënim mbi rrogozë….
Edhe së na binin cirgat nga vrimat e qatisë…
Mbi trupat tanë lagur..në..djersë…
Ndjehëshim sikur ishim…më të lumturit e botes..!

Si për shaka,pas nentë muajsh linde ti (Djali im)…
Katundi, (Kopili i breglumit).emrin.ta..vuri.

Ndaj Babai yt i pa-pënduar,
Së më mamanë tënde Cigane të bukur…
U marrosa sinqerisht pas trupit të ngrohtë të saj…
Ndaj ndodhemi sotë…bashkë
Në përvjetorin e (27) të lindjes tënde..në..demo-kra-ci…ta..ndezim,
Biri im,ta..ndezim,
Hajde të cakrojmë gotat e kujtimit… me raki,
Dhe ti bëj një puthje përqafuese Ciganes time..,Bregut lumit
Dhe ti mos të na mbashë meri…!

 

IKU DHË KJO DITË…

Gjithë zhurmë,lageshtirë,trullosje
Dhe iniorancë mjerane,
Iku dhe kjo ditë lesbike ,djersitur
Përqafuar e puthitur në lepirje
Më buzet e shkumëzuara të detit zemërues…
Më muzgun vetullngrysur duke u qafuar…!

…Ja iku…edhe një ditë tjeter lesbike e embel…
Mbuluar më llafomani dhe re të murme
Qiellit të trazuar të kesaj stine..
La mbi ne,mbi fytyrat tona,balten e merituar,mekatet,
La mbi trupat tanë të bukur,dridhjen…
Pelerinen e nates duke na hedhur ndër sy..dhe..krye.!

Iku edhe kjo ditë e lagur nga:
Përendimi duke na lenë më duar.. të ngritura,lartë,
Duke na..lenë trishtimin tonë, ngatërruar:
Mbi degët e zhveshura të pemëve të lagura.!

…Iku edhe kjo ditë ndër ne,iku dhë kjo ditë…monotonie!

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s