Më prit…! / Poezi nga Alketa Shehu

Poezi nga Alketa Shehu
 
 
Më prit…!
 
Udha ime është ëndërr drejt asaj që besoj.
 
Udha më shpie diku
ku dita është më e shkurtër
nata më e gjatë,
ku dimri është i acartë.
 
Udha ime është rrëfenjë e gjetheve të vjeshtës së artë
që më ndodh padashje t’i shkel.
 
Udha ime është nëpër shiun që papushim më bie
mbi supe
flokë
qerpikë
si për të më zgjuar.
 
Udha ime është ne dallgët e detit.
 
Udha ime është në horizontin e pafund,
atje ku janë një me yjet
mali,
deti
qielli.
 
Udha ime është..
 
Parajsa ime është diku,
me udhë e shtigje të shkelura
me dhimbje,
forcë,
dashuri.
 
Nje ditë do të vij.
Me lotët e mi të kristaltë
paja më e bukur
për të qenë vetvetja.
 
Më prit…!
 
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s