Poezi nga Leonard Bixhili

Poezi nga Leonard Bixhili

 

” SHPELLA  E  PIRATËVE “

( Libër për fëmijë i autorit Petro Marko )

Një shkëmb i ndarë më dysh, me pamjen e shpellës
(të tillë ka plot në bregdet )
një përrallë e shkruar nga mjeshtri i penës,
djalë vendi dhe vet.

Me moshatarët e mi sa her’ shkonim me not,
pëllumbat e egër braktisnin folen’
kontrollonim për gjurmë piratësh, më kot,
sakaq, fama e shpellës kishte marrë dhen’.
(dhe përrallat i bënte të vërteta kjo penë)

Si atëher’ dhe tani, vërshojnë kureshtarët,
shpellën filmojn’ dhe fotografohen,
pëllumbat fluturojn përshëndesin detarët,
dhe deti dhe gurët me Petron krenohen.

 

NË AKROPOL

Duke ngjitur shkallët, ‘’takohem’’ me retë,
Kokën e mbaj lart, drejtuar qiellit,
Ku shkëlqejnë kollonat e mermertë,
Nën rrezet e diellit.

Mermer, gurë të gdhendur shpërndarë kudo,
I prek dhe ndjej madhështinë,
Këtu vjen më mirë në kontakt kushdo
Me historinë.

Gjëmojnë dhe sot rrahja e çekiçit dhe daltës,
Fidia dhe Iktinosi1 gjith’ ditën në këmbë
Karrot transportojnë në pikë të vapës,
Gurë të rëndë.

Me forcën e krahut lëvizen malet,
Shpërngulën ‘’ Pentelin’ dhe e prunë këtu -2-
Ngritën ‘’Parthenonin’’ – njerëzimi i falet,
E bie në gju.

Me ç’brum i ‘’gatoi’’ ata njerëz, me ç’lëndë,
Dua perënditë të pyes,
Se unë pa ngritur kurrë peshë të rëndë,
Ndjej dhimbje në mes.

Turma vizitorësh nuk kanë të mbaruar,
Ardhur nga çdo cep i botës,
Për statujat e vjedhura dhe muret e rrëzuara,
Në heshje dënojnë,
Barbarët e kohës.

-1- Fidia dhe Iktinosi : Dy arkitektët e Akropolit.
-2- ‘’Penteli’’: Mali në periferi të Athinës nga u nxorr gjithë mermeri,
i cili u transportua me karro.

 

MIQËSI E VJETËR

Fytyra të dashura që dikur u pashë,
Më vonë ku humbet si kripa në ujë,
Dhe unë botës kryq e tërthor’ i rashë,
Po si mund t’ju gjej në gjith’ këtë rrëmujë
.
Fytyra të qeshura, pse ikët nga unë,
Ç’furtunë erdhi e u mori me zor,
Tani që t’ju gjej më duhet shum’ punë,
Të marr prap teshat e të nisem për zbor.

Kam frikë kur t’ju gjej, unë do jem plakur,
Dhe kjo patjetër është diçka njerëzore,
Pra nuk do jem ai që isha dikur,
Se tani do të mbaj bastun për dore.

Në ditarin tim që mbaj, me shumë kujtime,
Tani do të mbush dhe një faqe tjetër,
Në fund do firmosë thjesht me dorën time,
Rroftë e qoftë miqësia e vjetër…!

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s