Poezi nga Lola Musliaj Agaj


Poezi nga Lola Musliaj Agaj
 
 
 
TI MA KE FAJIN
 
Ti ma ke fajin,
të m’ kishe tregu se “largësi” domethanë “vuetje”,
para se me m’ shpërnda nëpër botë ,
të m’ kishe tregu që klandestin kanë me m’ quejt,
e mbrapa pa ndâ veç ” i huej ” .
 
E sa herë ta hedhësh hapin,
ka me t’ dhimbtë në shpirt ,
e për çdo hap të hedhun para,
ka me t’ ardhë nëpër mend
me i hedh mbrapsht dhjetra t’ tjerë përditë.
 
Të m’ kishe tregu që kanë me m’ thanë :
Ku shkon o i huej ?! A s’të mbajti dheu jot?!
Që për pragun e shpisë mall kam me pas ,
për gurët e oborrit e pemët e bahçes,
për baltën , aromën e frymën tande.
 
Të m’ kishe thanë se m’ don e kurrë s’të kisha lanë,
e tash vazhdojmë me e vra njani-tjetrin prej larg,
Ti me heshtjen tande e unë me nganji varg.
Por prap s’mundem me t’ mbajt inat,
s’e di për ty ,por unë të du njisoj ,pa hile,
me dashunin’ e kristaltë të nji fëmije…
 
 
 
M’ VRAJ
 
E pa gojë
m’ shoqnon ,
tu’ u përpëlitë ndën dhimbje
krenare e t’ parrëfyeme ,
Melodia e heshtjes…
Ia njoh tingullin,
ia njoh e ma njeh hapin.
E zhurmshme vëzhgon
si luejnë teatër
mëkatarët ndën vedi,
neveritet por zgjedh me heshtë .
Po deri kur?!!
Se kështu po më vret
ti ,Melodi ,
që nuk t’ kuptova asnjiherë .
 
M’ vraj ,
sikur ke bâ deri sot .
N’ grusht kam t’ mbledhun
tan’ atë ça mbet prej meje ,
mbasi m’ pjesëtove njiqind herë ,
mbasi m’ shpërbâne njiqind të tjera,
e prap nuk fole…
N’ grusht kam t’ ndryeme
tanë ça mbet prej meje,
për fajin tand…
 
 
I DËNUEM
 
Gjithçka âsht aty
ku duhet të jetë…
Hana âsht aty
ku ishte mbramë,
edhe yjet
aty janë krejt,
të njajtin vend zen
edhe qiella e paanë,
edhe lulet që me hov çilën
e prendverën ma prunë.
 
Gjithçka asht aty
ku duhet të jetë,
përveç shpirtit tem cigan
që s’don me ia ditë,
s’njeh kufij, s’njeh rahati,
i dënuem me u end âsht
mes dy duersh të kryqzueme
në gjoks epokash n’ infinit…
 
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s