RRUGËTIMI I STINËVE / Poemë nga Aqif Isaku

Poemë nga Aqif Isaku

 

RRUGËTIMI I STINËVE

Jam pranvera stinë e parë,
Që i prij valles stinore,
E buzëqeshur, me diell si ar,
Si fytyrat fëmijërore!

Zgjoj nga gjumi botën,
Gjelbëroj natyrën,
Thuri ylberin në kodrinë,
Ju fal dhe blegërimën.

Fushat me lule zbukuroj,
I qëndis si fustan me lara,
Dhe drenushat në lëndinë,
I nxjerr të bëjnë gara.

Edhe fluturat laroshe,
I zbres në livadhe,
Tok me bletët punëtore,
Të hidhen në valle!

Rrugëtimi im sa t`zgjasë,
S`ka rëndësi për mua,
Vera nxehtë pas meje miq,
Ka për t`ju shoqërua.

* * *
Dhe sa mirë u ndjeva,
Tek ju kur arrita,
Të ikë pranvera, të vij
Mezi që e prita!

Po më mirë a mund të gjeni,
Se çka mund t`ju fal!?
Ujë të ngrohtë, dete pafund,
Dhe freskinë në mal!

Dhe pushime sa të doni,
Të dashur fëmijë,
Të rreziteni, të notoni,
Dhe dielli t`u nxijë.

S`më vjen keq që do të ikë,
Se mirësi ju dhurova,
Ndaj, nuk dua hidhërim,
Se dhe unë shtegtova!

Do t`pasojë vjeshta,
Një stinë e uruar,
Begatitë që sjell ajo,
Keni për t`shijuar.

* * *

Unë dhuratë ju solla pemë,
Sa të doni, sa ua ka ënda,
Me vrap dilni në kopshte,
Mos u mbyllni brenda!

Mos harroni se shkollat,
Dyert i kanë hapur,
Po ju presin me gëzim,
Dorë për dore kapur.

Mirë e di që duhet ikur,
Se duhet larguar,
Stinës tjetër prore radhën,
Për t`ia lëshuar!

Dhe me dimrin ju fëmijë,
Pas meje t`shoqëroheni,
Që të mirat ju sjell ai,
Në shpirt t`i shijoni.

* * *
Tungjatjeta ju them unë,
Bardhoshi nga dëbora!
Mos u anko, të lutem fëmijë,
Se të ftohtë t`ka dora.

Po dhe unë kam bukuri,
Shih bredhin stolisur!
Sa krenar në shesh rri,
Gjyshin duke pritur.

Që me sajë të rrugëtojë,
Botës anembanë,
E dhurata për Vit të Ri,
Fëmijëve t`u ndajë!

Shikojini dhe kodrinat,
Me skitarë mbushur!
Pa më thoni, pa gënjyer,
Se a s`ju kanë joshur!?

Më shumë të dashur,
Nuk dua të flas,
Edhe unë si tjerat stinë,
Se them për maraz.

* * *
Dhe kështu ne rrugëtuam,
Një vit pa pushuar,
Njëra-tjetrës pa hidhërim,
Radhën për t`ia lëshuar.

Shumë gëzime e hidhërime,
Ju kemi dhuruar,
Ndaj fëmijë, si ne, edhe ju,
T`jeni të duruar!

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s