ENKELEJDA MURATAJ: POETJA, QË “E KA PËRQAFUAR JETËN”… Sipas tregimit të saj) / Nga: Prof.Murat Gecaj; publicist e studiues

ENKELEJDA MURATAJ: POETJA, QË “E KA PËRQAFUAR JETËN”…

(Sipas tregimit të saj)

 

Jam  Enkelejda  Pashaj-Murataj, e lindur  në qytetin  e Kukësit,  në muajin korrik 1976. Aty kam kryer shkollën fillore, 8-vjeçaren e të mesmen. Ruaj kujtimet më të mira nga ato vite dhe gjithnjë kam nostalgji për fëmijërinë time.

Që  në moshë të  vogël, librin e kam patur mikun tim më të shtrenjtë.Nëse fëmijët e tjerë pëlqenin lodrat, unë kërkoja dhe blija libra.U regjistrova shumë herët në bibliotekën e qytetit tonë,  ku merrja libra  për fëmijë.Pastaj i lexoja me shumë dëshirë. Kur shkoja që t’i ndërroja ata, bibliotekarja më thoshte: “Po ti, moj vajzë, sikur “ha” gjithë ditën libra!?…”Ajo, nga që nuk besonte, se e kisha lexuar librin, më kërkonte t’ia thosha përmbajtjen, sigurisht shkurt. Kështu, duke buzëqeshur e duke m’i lëmuar flokët, më thoshte :”Sa interesante je ti, Kela!”

Hartimet, që na i kërkonte mësuesi i letërsisë,  i bëja me dëshirë  të madhe. Kur isha në shkollën tetëvjeçare, biblioteka organizoi nje konkurs dhe aty mora çertifikatën dhe distinktivin   “Miku i vogël i librit”, që që i kam ruajtur me kujdes, deri më sot .

Në shkollën e mesme bëra pjesë në rrethin letrar të të rinjve, i cili drejtohej nga mësuesi e shkrimtari i nderuar dhe i paharruar, Ferhat  Cakaj . I paharruar për mua mbetet gjithnjë edhe msuesi e drejtori ynë, Isa Halilaj-“Mësues i merituar”. Në ato vite nisa që të shkruaja poezi  dhe tregime .Kam marrë pjesë në shumë konkurse kombëtare e ndërkombëtare,  me shkrimet e mia.Mund të përmendi konkursin rajonal, për Çmimin “Frang Bardhi”, ku marr pjesë prej disa vitesh. Kam qenë pjesëmarrëse edhe në konkurset e organizuara  në Ulqin dhe poezitë e mia janë botuar në librin “Deti dhe Mërgimi” . Po ashtu, poezia ime është bërë pjesë e një prej antologjive të shtëpisë botuese “Muzg”, në Tiranë .Kam qenë pjesëmarrëse e konkurseve dhe në Kosovë.Së fundmi, poezia ime “Zemra e nënës” u vlerësua dhe u bë pjesë e një antologjie poezishë shumëgjuhëshe ndërkombëtare (2017), në versionin origjinal shqip, krahas atij në anglisht. me pjesëmarrje të 500 poetëve, nga 67 shtete të botës. Kjo veprimtari u organizua para disa ditësh, në Indi..

Po kështu, kam ndjerë kënaqësi të veçantë, kur shkrimet e mia janë publikuar në “Atunis Poetry”, nga i nderuari Agron Shele dhe te “Dritarja online”,  nga i nderuari Azem Osmani dhe në “Antologjinë e Poezisë Moderne Shqipe”,  nga i nderuari Adem Zapllusha.Nga Unioni Kulturor i Shqiptarëve në Rumani  jam pajisur me një Diplomë Mirënjohjeje Shprehi këtu respekte pa fund, për të nderuarin Baki Ymeri, për përkshtimin që tregon  ai, në njohjen e talenteve shqiptare, në Rumani, ku jeton e punon.

Poezitë e mia  i kam përmbledhur  në vëllimin poetik “Para Pasqyrës”, që është mirëpritur dhe pëlqyer nga lexuesit. Kjo gjë më ka nxitur që ta vazhdoj krijimtarinë time edhe në të ardhmen. Tani po shkruaj disa tregime, që mendoj t’i botoj në një libër tjetër.

 

Kapakët e librit poetik, nga Enkelejda Pashaj-Murataj…

Ndër shkrimtarët  e mi të pëlqyer  shqiptarë janë:Diana Çuli,Natasha Lako e Lasgush Poradeci dhe nga të huajt, Eminguej,Kafka,Tolstoi etj.

Puna ime e tanishme laborante mjekësore dhe përvoja profesionale, me dhimbjet e vuajtjet e pacienteve,  më ka bërë shumë të ndjeshme  në artin tim poetik.

Së fundi, shtoj që jetoj e punoj në Durrës. Jam e martuar dhe nënë e tre fëmijëve, të cilëve jam munduar t’ua ushqej dashurinë për jetën ,po  dhe për librin.

Duke shprehur nderim e respekt të veçantë, për lexuesit e këtyre radhëve, që shkrova më lart, këtu po vendosi një nga poezitë e librit tim, “Para Pasqyrës”:

PËRQAFOJE JETËN!…

Mos e lër mërzinë
të ulet këmbëkryq në zemrën tënde;
shpirtin tënd mos e mbulo me pelerinë të zezë;
trurin mos e prangos me zinxhirë të rëndë;
mos lejo që të të vrasë trishtimi
e mendimet të t’i thajë!
Dhe, nëse rrëzohesh,
gjej forcë
e ringrihu prapë!
Përqafoje jetën,
lodro me optimizmin,
puthe gëzimin
e kapu fort pas saj!
Mos prano që hije të zeza
të vendosin fatin tend,
që të gllabërojnë,
që të shkatërrojnë!
Retë e zeza davariti
e për agime të bardha shpreso!
Dhimbjet e shpirtit sfidoji,
të nesërmes mos iu frikëso!
Çaje mjegullnajën
dhe ti mos u dorëzo!
Vlerësoje jetën,vetën;
mëshirë mos prano!
Mos u mbyt në lotët e tu,
kur ndjehesh bosh!
Përhumbjen flake tutje,
kurrë mos u përpëlit
e  fluturo!
Jetën, veç bardh e zi,

mos e shiko!
Iki harresës
e në kllapi mos jeto!
Mos i rrëno ndjenjat;
gjakun mos e prish!
Thithe aromën e jetës
e zemra le të të këndojë!

Lëre dhimbjen,
që ta marrë era,
larg prej teje le ta shpjerë,
xemrën mos të ta çjerrë!
Ndriçoji skutat e shpirtit,
shkule me rrënjë zymtësinë!
Mbille farën e dashurisë për jetën
e hidh krahëve mantelin e gëzimit!
Mos mendo fundin
e lart sa më lart, vështro;
ndieje gjallërinë e jetës!…

………………………….

Nga: Prof.Murat Gecaj

          publicist e studiues

Tiranë-Durrës, 17 nëntor  2017

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s