Fragment nga poema “Eros murmurudhesh në gjendje të virgjër”, e autorit Shpend Sollaku Noé

Fragment nga  poema  “Eros murmurudhesh në gjendje të virgjër”, e autorit  Shpend Sollaku Noé 

 

***

…Të vrojtosh lindjen djallushe të rakisë në Përmet
është vërtetë sikur të bësh dashuri të pareshtur
nën pjergullën që adhuron e lodhur
aktin e sjelljes në dritë
të shpirtit të saj të fjetur.

Të shijosh pak nga pak, të bëhesh xurxull, ditenatë,
prej buzëve mishtore e bulëzave kristaline,
të shkarëzehesh në gjirin e territ si kërriç i mbrapshtë
e të pish me fund çastin trallisës.

Çʼështë dita që vjen, çʼështë dita që shkoi,
çʼështë fundi i Epokave Maya
dhe prenotimet
në të egërin Bugarash,
përballë një gjerbe qiellore rakie që loton
dhe dy buzëve që të bëjnë gjak?

Mëritë e vjetra? Të gjitha në zjarr
nën kazanin me dreqër gjithfarësh të populluar.
Mirëseugjetëm, e dashur, në xhehenemin
e avujve hyjnorë, që engjëllisht vdesin në damixhanë,
pikë-pikë,
si Swarovski
të pjellë prej mushtit të harbuar.

Le të stërdehemi si dikur bënte Dante
persekutuar prej tersesh e taksash.
Për të mohuar parajsën më mjafton ti,
Beatriçja ime,
e ca gota(rakie) të zbrazura.

Le të zdërhallemi si dy hijena,
le të mbërthehemi si dy iriqë në alkol të regjur.
Duelin me vdekjen e kemi fituar
nëse të fundit në shtrat na përhedhin.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s