Poezi nga Mexhit ZHARRI

Poezi nga Mexhit ZHARRI
 
 
JETË E MOHUAR
 
Pas shpine mure ke,
Askush s’të sulmon,
Duart shtrin si garuzhde
Se mos jeta pikon…
 
Shkoi i pari…,shkoi i dhjeti.
-“S’më vështruan”,- qeton veten,
Veç në lista të ka shteti,
Sytë te kalimtarët mbeten …
 
Vendin tënd s’e zënë të tjerë,
Zëri të dridhet e s’flet dot,
Veç shikimi yt i mjerë,
Lëmoshë pret gjithë ditën sot.
 
Fjalori yt s’ka fjalëmallkim.
As n’përbuzje nuk urren,
Të rreshktat buzë shqiptojn’ urim,
Shpreson dhe kur stomaku bren.
 
Të gjithë mund të ishim si ti.
Veçse pak kanë mëshirë
Askush s’të sheh si njeri,
Ndaj ëndrrat të kanë ngrirë,
 
-“M’fal një qinçe,të ruajt Zoti!”
Afër janë,por s’kanë dëgjua,
S’kanë parë kur rrëshqet loti,
Se jeta ka filluar e mohuar …
 
 
 
ME VIOLETA MANUSHIN
 
Llamburit liqeni dhjetë milon vjeçar.
Drejt Poradecit rrëshqet autobusi.
Stërka,barka ,valë:pikturë e paparë.
Ngjanë me këtë qytet edhe Durrësi.
S’erdha për belush e Koran këtu sot,
Dua të takoj Letën,që gjallë s’e bëra do.
 
Xhelozoj për ty“Teto Ollgë”sinqerisht,
Në dy jetët ti fal buzëqeshje,thjeshtësi,
E gjallë në teatër,bronz në Tushemisht,
“Zonjë nga Qyteti”,”Shoqe e Fshatit”të ri …
Kthej gjithnjë rrugicës pas Valarekut,
Vij të meditoj ,jo për shije të levrekut .
 
Aty të la Sadik Spahia e Vasillaq Kolevica,
Skulptorët sfiduan Voskopojën e lashtë,
Gjolin të kish përpara“Mimoza Llastica “
Lindur njëmijë e nëntëqind e tridhjetë e gjashtë.
E shëdoshë je,afrohem e të kap përdore,
Dialogoj me ty,flas me një shtatore …
 
Një rekord original ,që ende në fuqi mbeti,
N’dramën“Orët e Kremlinit”njëherësh tri role!!!
Për korifejt e fjalës i varfër gjithnjë shteti,
Frutet e talenit tënd rrallë herë i vole.
“Qytetare Nderi”meritoje edhe ti si Lazgushi ,
Si Esat Oktova , si Luan Starova dhe si Mitrushi.
 
Verës të afrohen mësues e nxënës,
Si shoqe të duan,me ty përkëdhelen,
Ndonjë sheh tek ti fustanin e nënës
Tjetri merr n’lulishte për ty luledelen.
Shkrepjet e aparatit Ti s’i ke numëruar,
As unë s’e di sa here të kam takuar…
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s