REFLEKSION MBI LIBRIN E Prof.Dr.FLORI BRUQI: “DËSHMI TË KRIMIT TË PANDËSHKUAR” / Nga: Sotir ATHANASI

REFLEKSION MBI LIBRIN E Prof.Dr.FLORI BRUQI: “DËSHMI TË KRIMIT TË PANDËSHKUAR”
 
 
Librin e fundit të akademikut, Prof.Dr.FLORI BRUQI, “DËSHMI TË KRIMIT TË PANDËSHKUAR”, e mbajta gjatë nëpër duar duke e lexuar e shfletuar me laps në dorë. Së brëndëshmi ndjeja një siklet e trazim të ngjajshëm me ato që na bënin të na dridhej jo vetëm zemra, por çdo qelizë e trupit.
 
(Të gjithë kemi parë dokumentarët mbi kasapanat e nazizmit ndaj hebrejve në kampet e shfarosjes në masë.
 
Në furrat e djegies me emra që ngjallin llahtarë, ndonëse isha i bindur që: skenat e ngjajshme, nga kriminelë shpërndarë mbi një popullsi civile, me karakteristika të denja vetëm për dinosaur prehistorikë në parcela me njomishte, fatkeqësisht, i përjetonte populli im autokton.
 
Në atë krahinë me emrin KOSOVË dhe që: me aq puritantizëm, pa asnjë anëshmëri e krah politike, si një gjykatës i veçantë i historisë, por edhe si një prokuror, bir i kombit të vet, ngrihet në lartësinë që ia kërkon koha.
 
 
Shkrimtari :Flori Bruqi
 
Autori, Prof.dr.FLORI BRUQI ( për çudinë tonë ) ka duruar ( mbase me dhëmbët shtrënguar nën okelion: Mos durofsh, o Perëndi, por të lutem paisëm me forcë të përballoj dhimbjen dhe t’u them bashkëkohësve të mi, që: të jenë vigjilent e të hapin sytë për atë që kanë kaluar bashkëkombësit e mi. Kaq.
 
Se Prof.Dr.FLORI BRUQI, si ndonjë APOSTUL i dërguar nga fuqiploti, hulumton në dokumentacion.
 
I qëmton me durimin e kirurgut neuropsi-qiatër ato, përpara se t’ia paraqesë BOTËS, e cila
( O ZOT! ) e ka më të lehtë shpërfilljen dhe rehatinë, se sa të vigjëlojë se çfarë ndodh rreth saj!
 
Oh! Po si ka mundësi që kontinenti ynë i vjetër të jetë plakur kaq shumë (se s’dua të them është matufjepsur ) kaq skajshëm, sa të mos dijë të dallojë. Çfarë?
 
Atë që të rinjtë e nazistizuar serbë, alla (TURMA ARKAN), kishin kohë që nuk u dërgonin të dashurave të tyre (në qoftëse ende egzistonte dashuria) buqeta me lule të freskëta.
 
Jo.
 
Ata i zëvëndsuar ato me krena njerëzish civilë të pafajshëm. Shënja këto të një BARBARIZMI modern.
 
Le t’i referohemi historisë.
 
Hitleri hypi në fuqi më ’33-shin. Më ’39, sulmoi Çekosllavakinë.
 
Pra, vetëm gjashtë vjet iu deshën të helmonte rininë e vëndit të tij, që: për hir të një Gjermanie të madhe, të hiqtete dorë nga lulet, nga dhimbja kur sheh lotët e një nëne, nga humanizmi kur të del përpara një paraplegjik, nga. . . Nga ndihma mbi më të pafuqishme, nga. . . .
 
Edhe katrani MILLOSHEVIÇ, këtë bëri. E filloi me paramilitarët për një Sërbi të madhe dhe solli kasapanën ndaj popullit boshnjak. Parimi i të pangopurit, është: “oreksi hapet duke ngrënë”.
 
Shpërfillja e Kontinentit MATUF EUROPIAN, solli masakrat nga më të rafinuarat e më të përgjakëshmet tashmë, edhe në KOSOVË.
 
E dini, miqt e mi, si quhej plani për genocid e shfarosjen nga trojet e tyre mijëravjeçare, nënvizoj, autoktonët, një gjakësit tanë të KOSOVËS?
 
– PATKOI, – duhet të përgjigjet çdo nxënës, jo vetëm në shkollat e KOSOVËS dhe të Shqipërisë, por edhe në të gjithë KONTINENTIN tonë ku aspirojmë të hyjmë.
 
Ani se ishte i budallepsur, derisa nën hundët e tij emërtohej plani më famëkeq, për turpin e saj mbi trupin e brishtë e të skllavëruar më keq se në mesjetë të KOSOVËS.
 
Vetë fjala të sjell ndërmënd kafshën dhe kafshëritë. Por ky term të kujton se PATKOI është prej hekuri dhe i destinuar për thundrën e kalit.
 
Veçse miqt e mi, historia ka treguar jo rrallë, se ka parë në këtë botë edhe mushka me fytyrë njeriu.
 
Atyre, për fat të keq, ko gjithmonë, u ka mbathur patkojtë për t’i dërguar në ferr; por i ka lejuar që të hartojnë plane me emërtime djajsh për të fshehur udhëzimet e për t’i nënkuptuar ato.
 
Simbole që shmangin dhënien e llogarisë në një gjyq të mundshëm. Lejon çpyllëzime e hapjen e fushë-gropave të frikëshme për të mbuluar mijëra të masakruar si nga një lukuni ujqërish.
 
Paçka se ndër ‘t’a më shumë se gjithçka, ishin trupa njerëzish civilë ku: gratë me fëmijët e tyre, këta ëngjëjt të pafajshëm nuk kurseheshin.
 
PATKOI u adresohet individëve ekstremistë, alla ARKAN. E për ‘ta, nuk ka pse të përgjigjet kryexhelati, kryepërdhunusi i grave, kryekasapi i fëmijëve.
 
Pastaj, edhe sikur të ketë ndonjë prokuror ( siç historia do të tregojë ) se asnjëherë s’kanë munguar të tillë.
Image result for libri i flori bruqit
 
Siç ka patur madje me tepri lakenj në çdo oborr mbretërinjsh pa lesh në kokë e me parukë, Ashtu siç kemi parë e jemi habitur se një farë, KARLA DEL PONTE, për turpin e origjinës së saj, të paguhej për të mbrojtur nallbanët e PATKOIT, simbas parimit: sulmi është mbrojtja më e mirë. Kësisoj, në mos t’a justifikonte, të paktën të lante duart me PATKOIN si PONT PILLATI.
 
Image result for libri i flori bruqit
Të më falin lexuesit por, sapo hodha emrin e këtij prokurori që gjykoi JEZU KRISHTIN, më ra në sy tingëllimi shqip (thuajse motamo kur “ll”-ja, zëvëndësohet me “dh”-në) i prokurores. . . ., PONT(I) me mbiemrin Pi(ll)ati, me një zëvëndësim e “ll”së në kllapa me “dh”në.
 
Pra: PONT PI() ati. . . .Dhe u shkriva së qeshuri. Çfarë ironie groteske i ka rezervuar historia kësaj fyçke.
 
Edhe këtu më doli predestinata që e kam trajtuar dikur në një roman timin. ( Mënjanë modestinë).
 
Aty, midis të tjerave, them. Në orkestrën e filarmonisë së Vjenës (koncertin e së cilës e sheh gjithë BOTA çdo 1 Janar), është edhe shqiptari ynë nga KOSOVA, SHKËLZEN DOLLI.
 
Dhe ky violinist, ka mbërrijtur aty me talentin dhe aftësinë e tij, për të kënaqur BOTËN E QYTETËRUAR duke luajtur, veç së tjerash edhe . . . , DANUBIN BLU.
 
Kurse, e ashtuquajtura (si në shqip. Mos qeshni!), prokurorja që kërkon të përligji krimet e një kasapi me emrin sinonim alla HITLER -MILLO-SHEVIÇ, që luajti në KOSOVËN tonë kryexhelatin, ky hartues i planit PATKOI, orkestroi masakrën më të madhe në EUROPË pas Luftës së Dytë Botërore.
 
DANUBIN BLU E SKUQI ME KUFOMAT E SHQIPTARËVE AUTOKTONË TË KOSOVËS.
 
Nuk them më shumë, por mushkës hartues të PATKOIT, PRESIDENTI KLINTON, ia mbërtheu mirë patkojt dhe i doli në krah një populli të tërë siç ishin shqiptarët e KOSOVËS.
 
Në këto pak rreshta, pa mëtuar të bëj analizë, po u shmangem numurimit të krimeve të ngjajshme me filmat e Hollivudit mbi shkatërrimin e Trojës, djegien me gjithçka të saj, për të mos provokuar ndonjë ulërimë mbi llahtarën. E as të ndonjë thirrje për hakmarrje. Jo. Por edhe nuk mund të mos nënvizoj U.Ç.K.-në. Luftën e pabarabartë të saj. Heronjt e saj.
 
Autori Prof.Dr.FLORI BRUQI, është ndalur me durim e dashuri në përshkrimin e personazheve realë në këtë luftë.
Image result for triumfi shqiptar flori bruqi
 
Sakrificat e tyre. Shifrat eksponenciale mbi barbarinë e pashoq që do të befasonte për nga rekordet edhe Inkuizicionin mesjetar.
 
Renditja e bëmave ende të pandëshkuara, në penën e akademikut Prof.Dr.FLORI BRUQI, u përngjasin lapidarëve masivë të holokausit ngrijtur këtu e atje në EUROPËN tonë.
 
Me dhimbje, por na duhet të pranojmë se është: mëkatare.
 
Në parathënien e këtij libri, një tjetër akademik, Prof.Dr.ESHREF YMERI, miku im, që aq profesionalisht e me kopetencë, qëmton vlerat e tij, nuk mund të mos ndalet, veç së tjerash në faktin se: (Citoj):
 
“Me botimin e librit të ri me titull “Dëshmi të krimit të pandëshkuar”, akademiku FLORI BRUQI, ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për ndriçimin e shumë të vërtetave tragjike për popullin shqiptar të Kosovës në veçanti dhe kombin shqiptar në tërësi.
 
Shumë nga këto probleme të mprehta që ai i ka parashtruar në këtë libër-monument, duhet t’a kishin shqetësuar me kohë e me vakt Akademinë e Shkencave në Tiranë, dhe në Prishtinë dhe mbarë klasën politike shqiptare në trekëndëshin: Tiranë – Prishtinë – Shkup. Atyre u takonte t’i grumbullonin këto fakte tronditëse , t’i pregatisnin dosjet përkatëse, t’i përkthenin në gjuhët kryesore dhe t’ua nisnin kryeqyteteve të Perëndimit europian, Brukselit, Departamentit të Shtetit, Kongresit, Senatit Amerikan dhe Këshillit të Sigurimit të OKB-së, në mënyrë që të zhvlerësonin tërësisht gjithë literaturën shpifografike kundër kombit shqiptar. . .
 
Në të njëjtën kohë, kryepolitikanët shqiptarë, le të mundohen që, të paktën një herë të vetme në jetën e tyre, të kësibëjnë nga vetja servilizmin para të huajve, të bëhen burra të politikës.. . . “
 
 
Përfundimisht:
 
Krahas respektit për këtë punë me vlera të pallogaritëshme nga akademikut, Prof.Dr.FLORI BRUQI, mendoj dhe propozoj se ka ardhur koha që, të dy Ministritë e Arsimit, KOSOVË – SHQIPËRI, këtë lëndë t’a fusin në programet si një lëndë të detyrueshme, siç është HISTORIA, apo matematika.
 
Kjo do të qe më e pakta që mund të bëhej pas kaq viteve pavarësi për Shtetin e Ri të KOSOVËS.
 
 
 
Nga: Sotir ATHANASI
 
GJENEVË,18, Nëntor, 2017!
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s