Poezi nga Pëllumb Guri

Poezi nga Pëllumb Guri
 
 
Gjej pak kohë të vish tek unë …!
 
Të dy jemi ndalur në këtë botë
Jeta kalon, si të ishte çast
më pas do puthim vdekjen e hidhur
në një formë, a një tjetër
gjej pak kohë të vish gjer tek Unë.
 
Eja ti të më shohësh,
se vdekjen e gënjeva të presë dhe pak
kohën e ngurtësova, si gur i ftohtë që hesht
thellë në shpirt dhimbja rri ngulur si daltë,
gdhend e gdhend aty portretin tënd.
 
Gjej pak kohë dhe e vdekur të jesh,
thuaj Zotit të të falë një çast,
si atëheren kur dashurinë e ndanim mes nesh,
si sot, kur kujtimet derdhen valë- valë.
 
 
Brenda kohës
 
Pak ose aspak gjëra mbeten për tu vlerësuar në një vend,
ku përçmimi të shitet si vlerë nga njerëz të neveritshëm
Mund të harrosh e ti falësh të gjitha në jetë,
por kurrë nuk mund të harrosh dashurinë,
që ke lenë pas diku
e gjithë jetën kthehet heshtjes regëtimë.
 
Ato do të shuhen bashke me ty një ditë
e rëndë sa mali, mund të jetë peshë e saj…
Ajo kurrë nuk resht së ndaluri
e bashkë me ty ecën trotuarit;
në të ftohtin e akullt pranë një zjarri të madh,
që s’ di të ngrohë mbi trupin fillikat,
në ngjyra telajosh, ku kryvepra jote
shfaqet zhgarravinë e mbetet jashtë modës
e bashkë me ëndrrat mbyll shpirtin dlirësi
në kasaforta të fshehta,
kohës zbrazëti.
 
 
 
Fatet s’i kemi në dorë
 
Gjatë jetës dashurohemi pas shumë gjërash,
por harrojme ato që na duhen vërtet,
kur duam të kthehemi s’ ka mbetur më kohë,
as rrugën e kthimit nuk dimë ta gjejmë.
Gjithçka përfundon një ditë,
fatet askush nuk i ka në dorë
ti shkruajmë ato për herë të dytë
është si të kërkosh një lule në thëllim.
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s