Kalendari poetik: Nazim Hikmet 1901-1963 / Përgatiti materialin: Maksim Rakipaj

Nazim HIKMET

Kalendari poetik: Nazim Hikmet 1901-1963

Nazim Hikmet u lind në Selanik në vitin 1901 në familjen e një pashai turk. Prejardhja e tij është mjaft e ngatërruar; në dejet e tij kishte gjak serb, çerkez, gjerman, polak…Bindjet politike: nga nacionalist dhe pasues i Kemal Ataturkut u bë komunist dhe vdiq si i tillë në Moskë; u martua katër herë, etj. Ama sot e kujtojnë për përmbledhjen e tij poetike “Poezi Dashurie”. Ja një poezi e tij:

AGIM

Është agim. E gjithë bota ndriçon
si ujët që në fund të tij kullon
papastërtitë. Dhe beftas zemër, je ti
që më vjen në të pafundmen kthjelltësi.

Ditë dimri, e tejpashme si qelq, pa njollë.
I kënaqur, ngul dhëmbët tek një mollë.
Të të dashuroj ty, o trëndafili im,
më është sikur ajër pishash të thëthij.

Kushedi, ndoshta nuk do të duheshim kaq
sikur shpirtrat tanë të mos shiheshin nga larg
dhe vërtet, nuk do të ndjeheshim kaq pranë,
sikur fat i keq të mos na kishte ndarë.

Dhe kështu, lauresha ime e rrallë
mes nesh një ndryshim ka, në të njëjtën shkallë:
flatra ke ti, por dot nuk fluturon,
duar kam unë dhe dot nuk mendoj.

Mbaroi, një ditë, nëna Natyrë do t’thotë,
mbaroi, boll qeshët e qatë në këtë botë
dhe do të fillojë e pafundmja jetë
ku nuk mendon më, nuk sheh dhe nuk flet.

 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s