Poezi nga Agim Desku

Poezi nga Agim Desku

 

PROTESTË VETES

Sonte vizitova ishulin e shpetuar nga betejat e luftës
Tek sa pinim kafe seq më erdhi t´i bëja protestë vetes.

Sëcilën kohë protestonnim për të tjerët
Nuk kishim kohë kurrë për veten tonë.

Kam shumë të protestoj
Nëse nuk më zhdukin nga faqja e dheut.

Fjalës nuk ia ndaloj të proteston
Nëse atdheut nuk i flas me zemër zanash.

E di se zoti nuk ma mori fjalën
Kur i protestova jetës plotë dhembje ferri.

Protestë i bëj edhe emrit
Pse nuk më pagëzuan Gjergj
Pesëqind vjet i rujtur
Si fryma e ëndrrës sime të lirë.

Protestoj pse kaq fajësinë apo pafajsinë time
Pse kaq vonë e mësova se jam vetë Fisi pellazg
Kur botës i falëm të bukurën e detit dhe të tokës.

Protestoj edhe pse i besovavetes dje dhe sot
Aq shumë sa harroja për çka besoj.

 

NGJYRË FYTYRE

Më cilën ngjyrë më fole
Kur s῾kishim asnjë pranverë marsi
As edhe një ditë me diell
Shi biente nën re dhe mbi kokat tona.

Vallë e kishe ngjyrën e atdheut a të ferrit
Sa ngjanim në botën e hiqgjëje
Sikur fytyrat s῾kishin asnjë ngjyrë jete
Sot përse prap nuk kemi ngjyrë atdheu në fytyrë.

Eh,të harrohet jeta dhe vdekja e jonë
Romanet dhe tragjeditë e shekspirve shqiptarë
Që ende nuk u shkruan,a presin cilët yje të zbresin
T῾i shkruajnë me plagët e atyre që shkuan vetëm me një fytyrë atdheu.
Me ç῾ngjyrë të dua të të shoh shqipja ime
E hyjnive të ngjanë me mirë së sëcila tjetër
E zeza mos qoftë në fytyrat tona për jetë e mot
Është e ngjyra e korbave që sjellin zi dhe kob.

Ma pikturoni fytyrën time me ngjyrën e atdheut
Vizatomëni përkrenarën dhe besën e Skënderbeut
Buzëqeshjen e e Shën Terezës në zemër ma shkruani
Dashurinë e atdheut të bac Ademit mirë ma hieshoni.

Lë të kemi kujtim një fytyrë me ngjyrë atdheu
Për brezat që ishin si fuqi Orfeu
Dhe pë brezat që në jetë vijnë si Kalorësit e Rrugës së Kombit
Nëse një ditë të jenë vet besa e kombit dhe fytyra e Zotit.

 

SA AFËR MË RRI DIELLI

Dikur diellin ç´ma vjedhen ëndrrat
Mua më ndanë nga drita e tij
Kujtimin e vetëm e kisha biografinë
Të shkruar edhe para vet djallit.

Si ta kthej prap diellin a dritën e tij
Sonte në cilën portë më duhet të trokas
Në Kullën e Ejfelit nuk më lanë të ngritëm
Më thanë mbroje Kalanë e Rozafatit si dikur Gjergji.

Si të jetoj pa emrin e zanave
Kur e di që ato më mbrojnë nga vullkanet vrastare
Takimin më diellin a duhet ta kem vetëm në ëndrra
Ngrohtësinë e tij ma sjell shpirti i bukur i shqipeve.

Nesër sa e doja diellin ta kem më afër se dëshirat e pafundme
Për ëndrrat më të bukura që m´i krijuan hyjënitë
Pse kurrë tokën time nuk e lash të vetmuar pa asnjë zot
Dhembjen e ndamë sebashku ashtu si një ditë edhe më diellin.

 

DËNIMI

Më në fund e ka fundin e vet fjala
Kur lutjet më nuk i marrin hyjënitë
Çfarë t´i thuhet nesër jetës
Nëse sot m´i mbyet betejat për jetë a vdekje.

Nuk kanë fjalë të fundit perënditë e diellit
Kur ne të dy nuk gjendemi në tokë as në qiell
Cilin denove me burgim të përjtshëm sot imzot
Për fajin që u shndërrova në fjalë e besë shqipesh.

Unë fitova denimin pse e doja fjalën e zotit
Fuqinë time e mata edhe me demonët që vrasin
Më shumë e pelqeja vdekjen time se sa vrasjen e fjalës
Kemi mbetur të ndarë vetëm përse i besojmë fjalës së dhënë.

Perandorët ikën pa denimin e jetës dhe vdekjes
Vritni dhe ikni të njëjtë jeni fatkeqësi e secilës kohë
Më lërni mua të dyshuarin e vrasjeve të errësirës
Të denuarin për haraqin që ju më bëtë edhe kurorë mortore.

Në lapidar u ngrita fal betejave për jetë a vdekje
E di sa sa pak jetova me diellin dhe për diellin e lirisë
Këtë fat më paskanë falur dikush nga miqt e mi
Çfarë denimi të duhet për mua se sa dehjen që më fale.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s