Poezi nga Ramiz Kuqi

Poezi nga Ramiz Kuqi

 

KOSOVË

Kaq shekuj nëpër Gjyqe
Berlin e Londër
Kaq stinë lirie
Me pranga në duar
Mos të mallkoi
Toka
Gjaku i martirëve
Ëndrrat e tyre
Kosovë
Mbi supet tua të lodhura
Zhurmë
Dalldisur vjeshta
Para një dimri të madh ?

Nata sonte
M’i mori të gjitha !

 

O JU RREZE

Rreze flakëruese dielli
Që çdo ditë zbritni mbi tokë
Pa u lodhur kurrë

Më thuani ka qielli ëndrra
Kanë yjet fjalë?

Njerëzit
Kanë harruar të dashurojnë

Janë bërë
Si dimri me ngricë !

 

NË GJIUN E FJALËS

I kërkoj stinët e mia
Përmbledhur nëpër vargje
Ngarkuar mbi supe kohësh
Me ëndrra të grimcuara
Si refren i lodhur më dukesh
Ti Atdhe
Kacavjerrë rrinë mbi degë kujtimesh
Sytë e përgjumur

Në gjiun e Fjalës!

 

NË UDHË (KRY) Q

Ka mbetur dielli
Fjala
Endur nëpër shi

Gjithçka po ik
Nga kërlithiza e tokës

Në foltore
Janë kryqëzuar
Sytë e djallit

Dashuria e pafund
Pa shprresë

Kanë harruar ta mbëltojnë
Ëndrrën e zogut në mesnatë !

 

(S’)KA HYRË

Dita e nëntorit
Në grushtin e shtrënguar
Sa shputa këmbësh
Ta shkelën orën e flijimit
Rreshtohen para teje
Ministra deputet
Bien në gjunj para flamurit
E para turmës së përgjumur!

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s