Poezi nga Sonja Haxhia / Shkëputur nga vëllimi poetik “Kthim me diellin”

Poezi nga Sonja Haxhia

 

Shkëputur nga vëllimi poetik “Kthim me diellin”

Dy momentet më të rëndësishme për një njeri janë, ajo që ke lindur dhe ajo që kupton se pse e çfarë gjurmësh do përcjellësh për të nesërmen

-Autorja

Leximi i poezive të autores Sonja Haxhia të shëtit nëpër ato luadhe, ku muza përthyen vizionet dhe produkton vargje të bardhë, diku hijëzuar në një re të përhimtë (si mjegull rrethuese), diku tjetër paskohës rendje e ringritur (rilindjes së një shpirti)  e diku si në mistizëm (shenjë gjurmësh mbetur trazim) dhe kështu mes natyralizimit dhe simbolikës fjalë, ndjesive artistike dhe dlirësisë jetë, reflekton ato ngjyrime e imazhe, që  prekin me frymë dhe dritëzojnë mendimin bashkëkohor letrar sot.

 

Kalë i bardhë
 
Kalë i bardhë
me thundrra të hekurta
shkel mbi dallgët shkëmbore
e valët ngrejnë stërkala mbi lëkurën e brishtë,
që zbardhëllojnë errësirën,
si nën dritën e yjeve
shkrin zinxhirët e rëndë,
pjellë të skllavërisë,
përdorur në luftra
në emër të kauzave
paqes së shprishur njerëzore,
për jetë a vdekje.
 
Kalë i bardhë
ti nuk trasporton veç karro dhe ushtarë me parzmore
trasporton dhe Engjëj
veshur me petkun e ngjyrës tënde
hapësirave kozmike
për të çelur të tjera zjarre
e risjellur agun e ditës.
 
Kalë i bardhë,
jele e mbetur erës së tokës
rendur,
përherë drejt trokthit të dashurive.
 
(askush nuk mund të prekë parajsat, pa praninë e KUAJVE….)
 
 
 
Dhe kur…?!
 
…dhe kur një ditë të vdes
shpirtin në qiell do e lë peng për pulëbardhat
të më ndiejnë,
regëtijnë
e kthejnë në krah të tyre.
…dhe kur ato të vdesin,
të humbasim në të thellin det,
ku çdo gjurmë vale të shndërrohet në vargje
me oshëtima fjalësh
përplasur bregut
e shuar në paqe.
…e nëse kthehem sërish,
dua të jem vështrim i delfinëve
në të kaltrin ujë,
që rend milje pa fund
Bermuda apo Lindja e përtejme,
në shpëtim të udhëtarëve
humbur shtrëngatave më të egra
kaosit dallgë
kapur pas një tingulli
e rikthyer në shpresë.
 
…dhe kur të vdes,
të rilind nga pluhuri
e të mbjell
zërin e së nesërmes!

 

 

Sonja Haxhia

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s