QASJA IME / Nga: Eliverta Kanina

QASJA IME

 

Nga: Eliverta Kanina

“Ashtu si të gjithë ëndërrimtarët, unë e ngatërroj zhgënjimin me të vërtetën” – shkruan Jean Paul Sartre. I bie kryq e tërthor Panairit të Librit bashkë me vajzën. Entuziazmi im harliset nëpër tituj e kopertina, pavarësisht shtëpisë botuese. Njësoj si atëherë kur e vogël njoha magjinë e leximit. E kjo magji nuk kish të bënte me bojnat dhe shkëlqimin e kopertinës. Kam lexuar me shumë qief libra që u mungonin faqet e para, apo me kartonë të trashë sajuar si kopertinë, me tituj të shkruar me dorë nga punonjësja e bibliotekës. Kjo magji ndryshoi disi kur mora në dorë librat e shkruar prej meje. Rregjistri i leximit tani nuk merrej me fabulën apo fatet e personazheve, por me autorin, stilin e detaje të tjera, gjuhën e përdorur etj. Kjo më ndikon edhe në mënyrën e përzgjedhjes së autorëve…por asgjë nuk ma zvordhit dëshirën, unë librin e dua njësoj!

E megjithatë diçka duket se ka ndryshuar në lidhje me librin. Ky mendim më shoqëron ndërsa sjell ndërmend Panairet e Librit ndër vite. Tkurrja e ditëve nga dy javë, dhjetë ditë, një javë dhe sivjet në pesë ditë, nuk është ndoshta argument. “Nëse e dashuron jetën, mos e shpërdoro kohën, ajo është është substanca me të cilën përbëhet jeta”-shkruan Benjamin Franklin. Të jetë kjo arsyeja? Por koha e kaluar me librin, për librin, përsos jetët tona, në çdo këndvështrim!

Unë shkoj si lexuese, sepse nuk jam autore e përfaqësuar me librat e mi në Panair. Se pse Shtëpia Botuese MUZGU nuk është pjesë e Panairit, e kam mirkuptuar qëndrimin e mikut tim Mark Simoni, pa asnjë dyshim. Sepse edhe koha e ka argumentuar se Panairi është në krizë, dhe diçka nuk shkon në organizimin e tij. Shitja e librave aty ka po atë lexues, që nuk ble libra gjithë vitin në librari, që nuk shkon në bibliotekë, që nuk e njeh magjinë e librit. Interesi i lexuesve madje edhe i autorëve, aty në Panair, ngatërrohet me reklama pa lidhje, me çmime të kontestuara, interesa botuesish. Sipas Danny Kaye “Dashuria për paranë shkakton gjysmën e të gjitha fatkeqësive të kësaj bote, mungesa e parasë gjysmën tjetër.”

 

Irena Toçi, Eliverta Kanina dhe Sadik Bejko

Përtej gjithçkaje, asgjë nuk më komplekson të shkoj në Panair, ti uroj pjesëmarrësit, për atë që shkruajnë dhe janë. Por as ti nënvleftësoj ata jashtë Panairit, që njësoj më frymëzojnë me penën e tyre. Marr pjesë në promovimin e librit ” Këngët e Solomonit” të autorit Sadik Bejko, për gjithë kënaqësinë që transmeton letërsia e tij tek unë. Energjia me të cilën flet dhe shoqëron me duar fjalët, është gjithë madhështia e penës të profesor Sadikut, që më frymëzon bukur . Takohem me autorin Zija Cela, me po atë dëshirë që lexoj librat e tij prej vitesh. Dedikimet vlerësuese në librat e tij “Ora e Zooparkut” dhe “Për dashurinë shkruhet pas vdekjes” më shtojnë optimizmin për fatin e librave, dhe misionin e letërsisë. Një befasi edhe takimi me Sokol Demaku, shkrimtar dhe kryetar i shoqatës kulturore “Migjeni” të shkrimtarëve shqiptarë në Boras, Suedi. Ftesa e tij për të rimarrë pjesë në Festivalin e shtatë të Sofrës poetike të poezisë, është vlerësim për mua. Ngazëllehem e përqëndrohem tek lista e librave të vajzës, pa anashkaluar titujt e autorët që pëlqej. “Sepse secili sheh atë që ka në zemër ” -thotë J.W.Goethe.

Sigurisht që nuk u shpëtoj as fotove në Panair. Unë nuk jam aty një vizitore e imponuar nga shiu. Pasioni për të lexuar e krijuar, më bëjnë adhuruese të fotove, që për mua janë përjetime të çastit dhe jo garanci për talentin tim, as përfitim prej madhështisë së shkrimtarëve. Shija e letërsisë së mirë, dhe gjykimi se diçka duhet të ndryshojë në misionin e Panairit të Librit, më shoqëruan edhe pas daljes nga Panairi. “Ajo që mendon u përket të gjithëve, ajo që ndien, është e jotja.”-thotë Friedrich Schiller.

 

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s