DASHURI E MOHUAR / Nga: Lela Kokona Dardha

DASHURI E MOHUAR

 

Nga: Lela Kokona Dardha

Liza qëndronte mbi krevat e zhytur thellë në mendime, duke mbledhur të gjitha ngjarjet e përjetuara dhe vazhdonte t’i hidhte në letër,duke dashur t’i ruante si thesar ,pavarsisht se ishin të hidhura.Ato e çuan në fëmijëri,në moshën e pafajësisë, në Edenin e saj, në pjesën më të bukur të jetës ,ndonëse ishte pjesa më e hidhur e jetës së saj. — Pse vallë nëna ime më braktisi sa pash rrezen e parë të diellit? Pse isha e padëshiruar për atë? Pse më lindi atëherë kur nuk mund të më donte? Pse vallë vetëm mua më përndjek braktisja , pse? Fjala braktisje i kumbonte në vesh .Po dhe zëri i Petritit ,i të dashurit të saj, i cili herë i ikte e herë i vinte duke i thënë:
–” Liza, të dua përjetë” !
Ajo e ndjente se gëzimi i saj ishte vrarë.E gjithë jeta e saj ishte një zvarritje për mbijetesë.
— Petrit, kam mall ,kam etje për zërin tënd , takohem shpesh në ëndrra me ty ,–për pak çaste buzëqeshte, e papritur shpërtheu në vaj.U hap dera ,ishte nëna e saj.
— Liza, të lutem ha, se dreka iku për ty , po të ikën dhe darka e t’i pa ngrënë, — i tha nëna e gjorë me një zë mallëngjyes.
— jo ,nuk dua! — iu përgjigj prerë ,me një ton të fortë.
–Po t i më the kam uri moj bijë!
— Po moj nënë, po ti këtë uri e etje s’ ma shuan dot,e kupton moj nënë?
— Eh moj bijë, mos ma gërvish këtë shpirt! — Nëna ,e mbështolli me krahët,e kokën ia mbështeti në gjoksin e saj të ngrohtë,lotët i rrokulliseshin mbi flokët e praruara të bijës së saj të adoptuar.
— Nënë, kështu më ke mbështjellë atë ditë që më more nga befotrofi, me kaq afsh e ngrohtësi? E marr me mënd nënë ,e ndjej ende atë ngrohtësi aq të ëmbël , më shoqëron ,kudo ku jam,e për këtë të falenderoj .Po ,nuk e di pse po ndjej një rrufe mallkimesh? Pse kujtimet e bukura më bëhen gërmadhë, pse dhimbja triumfon gjithmonë tek unë ?Pse jeta më dha këtë çmim?– Nëna e gjorë mbeti pa fjalë si e gozhduar, e mpirë me buzë të thara.Ndërkohë Liza filloi të ndjejë një dhimbje barku e shoqëruar me të vjella papushim. Nuk di pse kam një boshllëk të madh në gjithë trupin,si një parandjenjë të keqe moj nënë.

Ajo stepej me sy të ngrirë në portretin e tij ajror.Mundohej të largohej nga ai kujtim,por ai si një fllad i lehtë, e mbante,e ngërthente me brengat e mallit si një forcë magjike i ngjasonte dhe një buzëqeshje e hidhur i kishte ngrirë në buzë.
— Ai ,të gjeti ty për të konsumuar jetën, për te të vjedhur dhe pikën e fundit të lotit tënd.– i foli nëna në kulmin e dëshpërimit .Filloi në ato sirtare të gërrmonte me nxitim.
— Çfarë kërkon moj bijë, më thuaj!?
— Po qirinj moj nënë, dua të bëj një lutje Zotit ,. E ndezi dhe filloi të lutej.
Zemra e saj ,shprehte dëshirën, ndërsa qirinjtë i dukej se do të përcillnin shpresën .Vuajtjet për një hobi sikur heshtën . Mëndja e saj në atë kohë udhëtonte me shpejtësinë e dritës, çlirohej.Ajo shprehje e gjërë e ofertës personale drejtuar Perëndisë, si shfaqe e hidhërimit shpirtërorë ,si fuqizim i lutjes së saj, tregues i shpresës, e bënte të shpresonte.Përsa flaka digjej,shpresonte që lutja vazhdonte të dëgjohej nga Perëndia.Lutej dhe gjuha e saj ngjasonte me gjuhën e një zogu, që i kuptohet nota e trishtimit kur këndon. Pëshpëriste e dërrmuar nga kujtesa e lodhur duke qarë me dënesa mbytëse.
— Dëgjo bija nënës, jepi fund dashurisë për atë të pabesë, po të të donte seriozisht ai, nuk avullonte kështu ,krejt papritur.Ju jeni shumë të ndryshëm bijë,si trëndafili i bukur plotë aromë me ato gjëmba shpues që qëndrojnë rreth tij. Çdo fjalë e nënës korespondonte me emocionin e brendshëm që gjuha nuk mund t’a shprehte.Mbai në balancë logjikën dhe emocionet,mëso nga gabimet!
— Të them të drejtën nënë, ai është në burg,akuzohet për vrasje. I shkruajta një letër e i thash se unë nuk martohem me një vrasës, nuk mund të trashëgoj fëmijë nga një vrasës kurrësesi.
— Por prap nënë, them se s’ kam gabuar në zgjedhjen time., nuk dua të ngutem, do të pres deri sa të përfundojnë hetimet.– i’u përgjigj Liza me një zë të mekur e të gjysmuar.–
— Megjithatë, atij i’a preva shpresat se nuk do të jem gruaja e tij. Për habinë time, më ka dërguar kërcënime nënë ,se do më vrasë nëse e braktis.
— Zot, ç’po më dëgjojnë veshët! Bija ime të jetoj me një kriminel? Harroje se këmba e tij do të shkelë më në këtë derë!
Po si mund të hidhet tej kaq lehtë dashuria moj nënë?Po ti ke qenë mësuese moj nënë e ,ke lexuar se dashuria arrin deri në sublim?Goja , arsyeja më flet por jo zemra.
— Dëgjo, në ditët që jetojmë sot, shumëkush mendon se për dashurinë nuk i’a vlen të pish helmin, ashtu si bëri Romeo dikur,për dashurinë e pafat e të pamundur.Nëse “molla e ndaluar” është dashuri, atëherë, bie krejt koncepti mëkatit.I bie se njerëzit ikën nga parajsa për dashurinë.Dashuria është punë zemre e jo punë truri.Ndërkohë u duk në derë babai Lizës. Ai kishte dëgjuar të gjithë bisedën .
— Ti je një vajzë e zgjuar, ke një thellësi mendimi për të të pasur zili.
— T’i moj vajzë ,dyshimet duhet t’i peshosh drejtë, duke arsyetuar, gjykuar, ruaje arsyen duke mos ushqyer urrejtje .Përpiqu t’a mbash veten të zënë me punë për të mos pasur kohë për të menduar për atë maskarain e për të mos ndjerë boshllëk në shpirt, mbaje mendjen në vend, dëgjove ç’ të thash?Mos krijo mure rreth vetes por krijo shoqëri! — e këshilloi me urtësi si asnjëherë tjetër.– Ke filluar të bëhesh idhnake dhe e zymtë.Si duket, të kanë shteruar rezervat. Të ka ikur buzëqeshja me babanë,t’i që ke pasur buzëqeshje për gjithkënd! Nuk po të njoh më moj bijë! Pavarësisht së shkuarës,tashmë ndalo me kohën,kujdes të tashmen e mendo për të ardhmen se ndryshe je krejtësisht e pasigurt. Je bërë pa ambicje ,je bërë një lëmsh i pakuptueshëm.Ti duhet të duash veten në radhë të parë dhe të jesh krenare për atë që je!..Kurrë mos e braktis veten!Dëgjo bija ime, kur ditët e ftohta me stuhi të mbarojnë,do të shohësh se ylberi ka ngjyra të mrekullueshme .– Ajo e vështronte babanë në heshtje të thellë, vetëm psherëtinte.
– Eh moj nënë ,gjithë jetën me rregulla me keni rrethuar,por unë sa më shumë më rrethonit me ato rregullat e juaja,,aq herë më shumë isha e prirë t’i thyerja ato . Duke përfunduar ,një buzëqeshje i mbiu në fytyrë.
Unë e di moj bijë mirë se çfarë është e mira për ty, nëna parandjen ,e nuhat të ardhmen e fëmijës së saj,çdo të keqe , prandaj më beso e më dëgjo mua!
— Jo nënë, unë di të bëj vetë zgjidhjen time. — foli e prerë pa lënë më hapsirë për diskutim të mëtejshëm.
— Si? — foli e habitur nga përgjigja e të bijës.
— Po nënë,më lini dhe të gaboj! Dua të krijoj një identitet timin. Unë nuk jam pjesë e zgjatimit tënd, si vijim i personalitetit tënd apo tuaj.Jam e rritur, e pjekur e nuk dua të më diktoni se çfarë është e drejtë e çfarë jo. Do të krijoj dhe unë përvojën time në jetë.
— Po ne moj bijë , nuk mund të bëjmë sehir kur vjen puna për jetën tënde.
— T’i nënë je mësuar të përkushtosh përkujdesjen tënde tek ne, aqsa krijon pasiguri në boshllëk.Më lejoni të kem vetëbesim.
— Pse moj bijë, të mbysin ty përkujdesjet e mia?
— Jo nënë,por ti më ke bërë të rriten me ankth, shpesh ndihem në faj. Ti je gjithmonë në luftë me meshkujt që më vrojtojnë, don të më mbash gjithmonë nën krahët e tu, nën kontroll.E di që je lodhur për mirëqenien time, sikur unë jam arsyeja e vetme e ekzistencës tënde. Ti do të jesh bashkëpunuese me mua, por jo drejtuese nënë!E di që më do pa asnjë shpërblim, e për këtë të jam mirënjohëse o nëna ime më e mira në botë!T’i ke shumë vlera , ke shumë përvojë nga jeta, por unë do të eci vetë nënë!– E përqafoj nënën siç bënte gjithmonë dhe koka e saj u përhumbur nëpër flokë për të thithur parfumin e erën më të këndshme në botë ,atë të nënës së saj.
— Mirë, bija ime, Zoti të ndihmoftë , të bekoftë e qofsh gjithmonë e vlefshme bija ime!
— Edhe t’i nëna ime, qofsh gjithmonë energjike, aktive siç ke qenë dhe ki besim në mua.Sa thellë në shpirtin tim i ke lëshuar ato rrënjët e tua nënë ,deri në inde ,sa tani që s’po t’a dëgjoj këshillën tënde, po ndjej dhimbje të forta, drithërima.- lëshoi lot sa lagën gjoksin e nënës ,sikur po derdhej një krua..
— E doja me jetën time nënë, e do interesohem deri në fund derisa të dalë e vërteta.
— Atëherë ndërhyri babai saj:
— Liza, fola me avokatë e prokurorë,e më thanë se ai e ka kryer krimin , e ka pranuar ,por ka paguar shumë dhe….,por do të mundohemi t’a nxjerrim të pafajshëm thanë. Por unë kundërshtova bijë . Nëse ka bërë krim , le të dënohet!
— Po baba, ky ka qenë dhe mendimi im që në fillim,madje i’a kam bërë të qartë atij dhe ai është i sigurt tashmë ,se mes nesh mbaroi gjithçka, por shpresa vdes e fundit baba.Pa mbaruar ende mirë bisedën e tyre, u dëgjua një zë i fortë në televizor :
— Nuk është e mundur, ai ka paguar të gjithë, ai është vrasësi i djalit tim, si mund të jetë i lirë ai dhe djali im të kalbet!?
— Kujdesu nënë për vete! — Me këto fjalë, hapi portën që gjendej në fund të oborrit .Një surprizë e priste te dera. Ai kishte korruptuar njerëz të drejtësisë ,i kishin dhënë pafajësinë.
— Liza,– u dëgjua zëri i Petritit që po e priste te dera e shtëpisë.”Mora pafajësinë.”
— Si, e fitove apo t’a dhanë duke paguar?
— Ç’rëndësi ka, unë tani jam i lirë.
— Jo Petrit, tashmë rrugët tona u ndanë, nuk mund të jetoj me një vrasës.
— Si, je e sigurt për atë që thua?
— Po, më se e sigurt!
Një breshëri plumbash u dëgjuan që u derdhën në trupin e Lizës .Dora e tij vrastare vazhdonte të gjuante pamëshirë duke prerë në mes jetën e saj.
Nëna ndjeu jehonën e zërit të saj :
— “Më vrave i pabesë”
Një pëlhurë heshtjeje e rrethoi,por shpejt zëri i qyqes e prishi atë qetësi vrastare, i cili e shoqëronte më pas çdo ditë nënën duke pritur të pamundurën e duke pritur orët e fundit të jetës së saj ,që po shuheshin me shpejtësi.Deri sa bie muzgu e duket hëna e re,rri e pret në dritare duke e shoqëruar pëlhura e iluzioneve për ardhjen e asaj shtojzovalle që se gjeti dot atë lule magjike të lumturisë.

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s