Poezi nga Hilmi Hajra

Poezi nga Hilmi Hajra

 

… TË ZVERDHUR

Mveshur me zymtësi heshtjeje,
Mbrenda mjegullnaje të “bardhë”,
Të pangopur lakmije defilojnë,
Puthadorët, stinëve gjallojnë zvarrë.

Memecë si mure kështjellash që shekujve,
Dëgjuan e panë, e zë kurrë nuk nxjerrin!
Nuhasin labirintheve, n’piramida pushtetesh,
N’orbita interesash, zvarritur jetën tjerrin…

Përjetësi e kohës, epokave ua ndërron rrjedhën,
Në prani t’ vërtetës, do të mbesin t’zverdhur…

 

PËRPLASJE…

Në kufirin, ag – terr,
Ëndërra të shprishura në ikje,
Fashiten skutave të harresës…
Dashuri – urrejtje, gëzim-dëshprim…
Përplasen në trekufi të:
Jetës, shpresës dhe vdekjes.

 

***

Nuk është vështirë, t’i mësojmë shkronjat.
Është vështirë, të mësojmë, të lexojmë..

Kurse për atë, se sa e kuptojmë, atë që e lexojmë …

 

PYES..!

Në fërkim interesash,
Fjala ndezë fjalën…
Emocione të mërdhezura,
Instikte epshesh, jashtë ndërgjegjies
Shtypin arsyen – fusin shqetësim…
Godasin, zbehin, thyejnë shpresa…
Shkelin ideale –turpërojnë..!

O njerëz!
Nga këto… valë zhgënjimesh,
A do të kemi, shpëtim?

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s