KOHA E IKUR / Poezi nga Iliaz Bobaj

Poezi nga Iliaz Bobaj

 

KOHA E IKUR

Si era mbi kurrize kodrash,
na ikën ditët marrëzisht
dhe dimri ish aq i gëzueshëm,
sa vera e mërzitshme ish.

Të lodhur, thyer prej qetësisë,
mes zhurmës u çlodhëm ndërkaq
dhe kemi shkuar në skëterrë
dhe kemi shkuar në parajsë.

Shijuam ftohtë dashurinë,
edhe urrejtjen plot me zjarr,
prandaj s’na mbetet pikë pendim,
prandaj s’na mbetet pikëz mall.

I dhamë të gjitha, aq sa patëm,
si pema frutet hedh përposh
dhe ndjehet plot çuditërisht,
po aq sa ndjehet edhe bosh.

Rrugojmë në rrugën e gjithkujt,
rrugojmë në rrugën tonë të vetme
dhe s’dimë dhe s’duam ta kuptojmë,
ç’na pret, ringjallje apo vdekje.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s