Mbrëmje poetike pa poezi / Nga: Nerinda Hysa

Mbrëmje poetike pa poezi
 
 
Nga: Nerinda Hysa
 
Servilizmi fluturonte në ajrin e ftohtë, kalamendej bukur aty dhe ulej tek krahët e ministres.
Buzëqeshjet si në kohën e diktaturës. Ata rrinin në tribunë, mandej të gjithë, krejt paria aty donin të binin pakëz në sy.
Poezia e thukët dhe e vogël e atyre njerëzve nuk ishte kund, e kishin harru nëpër xhepa , var nëpër do salla të rëndësishme majtas e djathtas .
E ç’më intereson ministrja …
Turma turma ato mjeranë të vegjël me pallto në ditën e dimrit rrinin dhe kqyreshin nëpër do fotografi .
Vetëm poezi s’ kishte aty . Ishte si një mbrëmje e shëmtuar shkolle ku mësuesja kujdestare mbante me hatër disa fëmijë
-Po del moj në rresht të parë
-Ja unë dola në rreshtin e tretë …
Dhe ndërroheshin karriget duke ia lënë vendet e para më të mirëve.
Pasi pritën e pritën më në fund ministrja erdh’
Ç’ elegancë . Ja ajo do ta drejtojë gishtin aty e këtu .
“Hë more ja erdha , jam e rëndësishme , unë jam MINISTRE.”
Rri këtu tek tavolina e parë kryesore .
Lexoj edhe libra të ndaluar – Artur Rimbaud.
Të gjithë servilët shtyhen kush e kush të bëjë një foto me të .
Sa bukur .
Sa ditë e bukur .
Ç‘ mirësi e madhe dhe e fortë .
Tamam ‘’ Poezi ‘’
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s