Poezi nga Arbëri Demaçi

Poezi nga Arbëri Demaçi

 

***

Në vijat e fytyrës
sate lexoj
të pathënat e shpirtit,
tek rrathët
e syve tu shoh
mallin e tretur
e në buzqeshje
tande të ngrirë
lexoj vuajtjen
e heshtur!

 

***

Më vjen ta tjerr
këtë natë
hollë e hollë,
posi fije kanavice,
e pastaj t’i qëndis
nja dy a tre fjalë
e të them se:
“dashuritë nuk
kapen për fjale
dashuritë kapen
për zemre”!

 

***

Kur nuk je ti,
të lexoj në vargun e
e dytë të poezisë
time të parë.
Kur nuk je ti,
të shoh të
strukur diku
në strofën e dytë
të poezisë së tretë.
Kur nuk je ti,
prapë jemi bashkë
duke shkruar poezi,
një varg ti
një varg unë
një poezi për
mall!

 

***

E dashur,
nën hijen e hanës së plotë,
që sonte të tana hiret ja ke
marrë, aty pranë detit të qetë
rri e mendon e trazuar
ti besosh, apo mos ti besosh?
E di është shumë e vështirë
ti rezistosh tundimit
të fjalëve të bukura,
por ta dish dashuritë
nuk kapen për fjale
dashuritë kapen për zemre!

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s