Poezi nga Nakije Bellaja Qarkagjija

Nakije Bellaja Qarkagjija
 
Nakije Bellaja Qarkagjija u lind më 1968
Në Gjakovë,rrjedhë nganjë familje patriotësh me traditë dhe luftuan për çeshtjen madhore kombëtare brez pa brezi.Profesioni i saj është
Kimiste e mjekësisë.Merret me dizajn,piano dhe poezi.Jeton dhe vepron në Gjakovë.
 
 
ËNDRROJ FJALËN
 
Më flisni të gjithë zotat e tokës
Unë dua të ruaj fjalën
Kur më vie të flas me të
Kur dua të çmallëm me birin tim.
 
Në njëqind udhëkryqe nëse mbetëm
Dua t´i dërgoj të fala fjalës
Të më kthehet ashtu siq më kthehen lulet
Kur në vend të shiut i ujiti me lotin e nënave për të pagjeturit.
 
Me fjalët e thurura të mendimeve të mia
Dua ta ruaj fjalën e ëndrrave
Kur ma dhuron jeta ime e drejtë
Ajo që më dhuron jetë dhe të vret.
 
Të përhapej në hapsirat qiellore fjala
Mund të permbyset në valët e detit
Nga valëvitja e luhatur detare
Sepse unë dua ta ruaj fjalën si sytë e ballit.
 
Kur i mënagjoj yjet e ndritur të hënës
Dhe fjala nga yjet në dritën e hënës
Të fal besimin e fjalēs se thënë nga shpirti
Që e ruaj dhe e ëndrroj për yllin e vetëm, birin tim .
 
 
 
KUSH MË THA QË S´KAM DUAR
 
E kush ju tha se unë s´kom duar!
Kush ju tha se jom me aftësi të kufizuar!
Mos ju besoni askujt!
Ata ju gënjejnë .
 
Mos ju besoni !
Unë mendjen e kom të ndritur
Dhe shpirtin e shendoshë
Sa për duar ,ato s´më mungojnë, jo!
 
Jo, vërtetë nuk i shihni duart e mija
Por , duart i kom në shpirt.
O ju të mjerë pa mendje
Të pa shpirt .
 
Ju që s´keni as duar e as këmë !
E sa për shpirtin të mos flas …
O ju të mjerë mos lëni vepra të turpshme
Se do t´jua hanë edhe atë shpirt të zi që e kini!
 
Shpirti i artistit nuk vdes kurrë .
 
 
 
ARTI IM
 
Artin tim për veten time një ditê e shpreha
Një fustan të ri doja që ta qepja.
Unë këtë fustan më shumë dëshirë e punova
Si princeshë tërë botën e ndriqova.
 
Njê punë të shkëlqyer e kisha bërë
Me të vërtetë u befasova edhe vetë
Ç´fustan ishte kur e shikova
Me gojë hapur mbeta në jetë.
 
 
DRITË
 
Një dritë të fortë takova në tokë
Lëshonte prej sē largu shikimet e saj
Kur ngritësha kokën lartë fëmijën tim për ta shikuar
Kisha frikë se më është hidhëruar.
 
Shikoja në sytë e tij sa kishte liri.
 
Dritë e mendoja jetën nesër
Ëndrrat i flaka tej kufijëve të kujtimeve
Takime tona kurrë s´kanë mbarim
Kur ti dhe unë më hënën jëmi një kujtim.
 
 
 
NËSE GABOVA
Nuk e mendoja se u rrita pa fjalën e nënës
Rrugët e jetës i kam të lira të udhëtoj
Pa asnjë gabim edhe nëse jetën nuk e njohja
Askënd nuk e kam parë si veten time të lirë.
 
Në vendin tim askush, askujt nuk i beson
Të jesh vet rruga e jetës a ka kuptim
Kur rrezet e dritës i ke përpara çdo ditë
Nuk do bëj gabim nëse e dua familjen time.
 
Nëse ndonjëherë gaboj në jetë
Nuk e mendoj që është fajtor emri im
Vetëm ndoshta kam lindur gabim pa e pytur askënd
Dikush në lartësi një ditë më ngritë a më zbretë.
 
Gabimim nëse ndonjëherë e bëj në jetë
Është lindja dhe jeta ime pse jetoj si e vërtetë
Aty ku gjuha ime është fjala bukur e nënës
Mbrëmja më e dashur sa herë shetiti në dritën e hënës.
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s