Rrugët e vetmuara të fatit… / Tregim nga Hyqmet B. Hasko

Rrugët e vetmuara të fatit…

 

Tregim nga Hyqmet B. Hasko

Martesa e tyre ndodhi shpejt, aq shpejt sa ata nuk patën kohë të thelloheshin shumë në atë që po nddohte dhe që do të ishte një nga pikat kulmore të jetës së tyre të re. Thënë ndryshe, sa ç’ishte e shpejtë, martesa e tyre ishte e thjeshtë, pa shumë salltanete, pa zhurmë e bujë. Edhe pse Bledari ishte një bizesmen i fuqishëm dhe ia kishte vaktin një dasme triumfale, nga ato që tregohen në përrallat e moçme shqiptare, të dy preferuan modestinë dhe qëndruan në strehëzën e saj të ngrohtë, të palëklundur në pasionin dhe ndjeshmërinë e tyre. Ai e pati nisur në mënyrën më të thjeshtë, duke shitur perime pranë lagjes ku banonte shumë vite më parë…Ngrihej nga shtrati në orën pesë të mëngjesit dhe binte në dymbëdhjetë të mesnatës. Vetëm pesë orë gjumë dhe vetëm pakëz kohë sa për të ngrënë bukë dhe për t’u kujdesur për higjienën personale. Asgjë më shumë. Dhe shihte që ndërkohë që lodhja po e dërmonte, biznesi i tij i vogël po kthehej në një perandori. Pastaj me ndihmën e një banke, ku ishte drejtor nje miku i tij, arriti të ndërtojë një fabrikë konservimi perimesh. Puna i pati ecur shumë mbarë dhe ai arriti të krijonte një bazë të qëndrushme financiare, që zgjerohej dita ditës.
Me gruan e parë, ai nuk kishte fëmijë, se ajo nuk bënte fëmijë dhe qe dirvocuar. Qëndroi gjatë pa u martuar dhe pse shumë miq dhe të afërm i afronin femra të mira, me një bukuri rrëzëllitëse dhe mbi të gjitha me moral të lartë.
Zoti e solli që ai të martohej me një grua të varfër, por të zgjuar dhe të bukur. Dhe ajo ishte divorcuar nga burri shumë kohë më parë. Gruaja me të cilën u martua ishte nga një qytezë e vogël e jugut. Megjithëse e pati dashur shumë, qe ndarë me të shoqin se ky pati marrë rrugën e bixhozit dhe qe zhytur në borxhe.
Një mbrëmje vonë, të dy, burrë e grua po darkonin në verandën e vilës së tyre, të cilën nuk kishin shumë kohë që e kishin ndërtuar në një vend ekzotik të Kryeqytetit.
Papritmas dikush trokiti në derë. Atyre iu mbetën gotat me verëtë kuqe pezull. Burri, që ishte tepër i ndjeshëm dhe disi nervoz, i hidhëruar tha:
-Kush është që vjen në këtë orë?
E shoqja u ngrit me një farë përtimi për ta hapur derën, u ndal pranë derës dhe pyeti:
-Kush është në derë?
Një zë pas derës u përgjigj:
-Jam lypës, kërkoj pak ushqim. Gruaja u kthye te burri i saj dhe i tregoi se kush ishte dhe çfarë donte. Burri u hidhërua edhe më shumë. E po ta marrë djalli, ç’është ky birbo faqezi që na e trazon qetësinë tonë në natën e parë të futjes në shtëpinë e re! Doli duke turfulluar. Hapi derën dhe e goditi fort lypsin, duke e larguar atë atë në mënyrë shumë cinike dhe të poshtër. Lypësi u largua nga dera e shtëpisë së tij, i përulur nga dhuna dhe uria që ia rëndonte shpirtin, trupin dhe nderin e tij.
Atë çast, bashkëshortja seç pati një si feksje dhe ajo fytyra e lypsit…ndonëse nuk e pati parë… ta marrë e mira, seç po i zgjonte një jehonë të vjetër. Ndieu një keqardhje të beftë dhe u pendua që nuk i fali diçka, pa e bërë të madhe tek i shoqi.
Burri u kthye me vërtik, i nervozuar dhe i neveritur nga ky person, i cili ia pati ndërprerë kënaqësinë dhe bisedën me gruan e tij. Ajo vuri re se në sytë e tij digjej një shandan agresiviteti, që e trembi.
Befas silueta e tij u përul e murrëtyer dhe atë e goditi diçka ne zemër dhe ra pa frymë përtokë.
Lypsi që ende nuk ishte larguar dëgjoi ulërimin e zonjës së shtëpisë dhe hyri menjëherë brenda, e ngriti në kurriz dhe e zbriti ne katin e parë…Kërkoi ndihmën e njërit me makinë dhe e shoqëruan në spital. Lypsi u largua sapo e çoi të sëmurin në spital, ku ky u përmend dhe e kërkoi. Kërkoi lypsin mirëbëse që e pati refuzuar dhe goditur. Ndjente një pendim të thellë dhe shumë kohë më pas e kërkoi cep më cep që t’ia shpërblente në një farë mënyre atë çfarë pati bërë për të. Por nuk e gjeti askund.
Blendari u kurua dhe vazhdoi të punonte në biznesin e tij.
Një ditë, bashkëshortja e tij, tek po rrinin dhe po bisedonin për hallet e punës në biznes, iu drejtua:
-Bledar, si nuk më ke pyetur asnjëherë se me cilin kam qenë martuar?
I shoqi po e shikonte me kuriozitet në sy dhe po mundohej të zbulonte se ku donte të dilte ajo me atë pyetje.
-Jehona, foli qetësisht. -Për mua nuk ka rëndësi se me kë ke qenë martuar. Tani je gruaja ime dhe unë të dua. Ka afër një vit që jemi martuar dhe ti ke qëndruar shumë besnike dhe për më tepër më ke ndihmuar të rregolloj ca gjëra në biznes që i pata rrëmujshëm.
E shoqja u mendea pak dhe përsëri i tha:
-A do që të dish se me kë kam qenë martuar?
-Po mirë, ma thuaj.
I shoqi e hodhi dorën në qafë, e puthi dhe e la të fliste.
Ne syte e saj ai pa lotë dhe u mundua t’ia fshinte. Sytë e saj të trazuar kishin një shkëlqim të fortë, të etshëm…
-Burri im i parë ka qenë shoku yt dhe punonte në një bankë. Është ai që të ndihmojë me kredi kur ti ngrite bizniesin.
I shoqi shtangu dhe nuk mund ta besonte një gjë të tillë. Ai u zverdh në fytyrë, sa që e shoqja e ndërpreu bisedën dhe shkoj me vrap e i solli ilaçet.
Mbasi ai u qetësua pak, e pyeti:
-Me sa di unë atë e kanë vrarë në një shtet perendimor.
-Jo,- i tha ajo,- ai është gjallë, por ka bërë transplant dhe ka ndryshuar dhe gjerenalitetet. Por nuk e di se ku ndodhet. Ai kishte qejf bixhozin dhe u zhyt keq në borxhe, ndaj u largua dhe nuk u bë i gjallë. Mua më duhej të krijoja një familje tjetër, por pa bërë divorcin nuk mund ta arrija këtë. Një ditë më vjen një letër që kur e lexova u habita pa masë. Ishte ai që e dërgonte letrën dhe më kishte dërguar prokurë që unë të kisha mundësitë të bëja të gjitha hapat dhe procedurat ligjore e të dirvocohesha nga ai.
-Po tani ku është?- e pyeti i shoqi.
-Sinqerisht nuk e di, por në leter me shkruante se ishte katandisur si mos më keq.
I shoqi po e veshtronte ne sy dhe në një çast i tha:
-E po Zoti të ka bërë për mua…ndoshta nuk ishe fati i tij.
E shoqa seç ndjeu një dhimbje në fund të barkut. Dhimbjet ishtin të forta, ndaj Bledari e çoi për vizitë. Mjeku që e vizitoi i tha se duhej të shkonin për vizitë tek gjinokologu.
Jehona ishte shtatzënë dyzetditëshe. Gëzimi i Bledarit ishte i madh dhe i ligjshëm.

***
Koha rrodhi si ujët e lumit dhe fëmija i tyre, Grendi, pasi mbaroi gjimnazin shkëlqyshëm, i doli bursa dhe vajti për të studiuar në Kanada.
Në atë universitet ishte pedagog një profesor shqiptar dhe jepte menaxhim biznesi. Quhej Irakli dhe meqë Grendi ishte shqiptar krijoi një koifidencë me të, përtej raporteve student-pedagog. Një ditë pedagogu e ftoi për drekë Grendin në një restorant luksoz dhe i foli për jetën e tij. Për vesin dhe vuajtjet e tij, që e patën katandisur në një lyps që nuk i ngopej barku me bukë. Për refuzimet që i patën bërë në atë jetë prej endacaku, ku ai veçoi atë në një vilë luksoze, ku pronari e pati goditur fort.
Trilli nxorri nga portofoli një foto që e ruante me kujdes dhe i tregoi dy prindërit e tij, të cilët ashtu të përqafuar mbanin në mes, në krahët e tyre të ngrohtë, djalin e tyre trevjeçar. Professor Irakliut i shpëtoi gota e verës nga dora dhe ra në dyshemenë e shtruar me parket me rrëkëllimë, duke u bërë copë-copë. Qe zverdhur dhe bërë meit.
-Çfarë pate profesor Raku?
-Grendi…kjo që do të them…s’di si të them…është e pabesueshme!…
-Si është puna profesor?!
-Kjo gruaja në foto…dreqi ta hajë… e kam të vështirë…
-Të lutem fol, po më habit!…
-Kjo gruaja në foto…nëna jote është gruaja ime e parë.
Tani ishte radha e Grendit të merrte ngjyrën e meitit dhe gota e tij e verës të merrte atë udhëtimin kuturu, duke bërë atë zhurmën e tmerrshme, teksa rrëkëllehej nëpër dysheme…
-O Zot!…A është e mundur!?
Kaq arriti të thoshte Grendi.
Pas një muaj, profesor Irakliu dhe Grendi, të ulur në sediljet e një avioni të linjës Toronto-Tiranë, po udhëtonin drejt aeroportit “Nënë Tereza”, ku i prisnin dy persona të dashur, tepër të dashur.
-Ja ku po vijnë, -foli Bledari i emocionuar.
-Po…mezi pres t’i takoj…
Sytë e Jehonës qenë zhytur në hijen e ëndërrimit dhe për një çast iu duk sikur po e kthente kohën pas, në fillimet e një njohjeje, që për fat të keq nuk pati të ardhme.
-Asnjëherë nuk është vonë për të takuar të kaluarën, Bledar.
-Ne, -foli tjetri, -pa të kaluarën nuk jemi tjetër veçse ca manekinë, në vitrinat e një lumturie false.
Bledari ndieu shijen e panjohur të emocioneve ta mbështillnin në karuselin e tyre dhe me trinën e dorës fshiu një lot…
Nuk patën kohë më për filozofime, pasi u turrën drejt atyre që po vinin nga larg me valixhe në duar, për të nisur një erë të re në familjen e tyre…

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s