Poezi nga Ermentila Guci
Flamuri zemra e Atdheut
Flamur kuq e zi,simbol yne
Kur u ngrite vallë ti?
Në nëntor,muaj i bekuar
28 data e paharruar.
U valëvite i lirë ti…
mblodhe rreth teje një Shqipëri.
Sa lot e buzëqeshje bashkë
u ndërthuren,
Në një ditë kur kujtesa
kthehet te ata që luftuan Atdhe.
Sa heronj ranë për ty
Sa shumë donin te të shiheni të lirë,
Ismail Qemali,Skenderbeu…e shumë të tjerë,
për ty krenari kanë përcjell.
Sa beteja,lot,humbje ,fitore..
E mbushur është historia jonë
Shqipëri.
E tani…?
Tani duket se kemi një” luftë tjetër”
Ajo e pushtetit…e mbushur me hipokrezi.
Njerëzit,janë large teje Shqipëri
nepër vende të huaj,
por mbi buzët e tyre ngrinë fjala
“Atdhe”
Gëzuar Shqipëri