Fragment poetik nga Shpend Sollaku Noé / Shkëputur nga poema “Eros murmuridhesh në gjendje të virgjër”

Poemë nga Shpend Sollaku Noé

 

Fragment

…Përpiva dy ditë det drejt rrukullisjes së diellit,
për të harruar ty dhe atdheun e vjedhur,
nuk e di nëse do të më mjaftojnë njëmijë vjet
që të kthehem mbrapsht
apo njëmijë hapat e Brodskit, mikut të vjetër.
Ashtu si Josif Aleksandroviçin në Samizdat
të fuqishmit e këtushëm
se cili ishte profesioni im më pyetën.
Poet, iu përgjigja aspak i qetë.
Atëherë përvish mëngët të bësh llaç, më thanë,
vargjet nuk janë haje, por një zhgjëndërr.

E kështu andej nga u nisa
mbeta rrënjëshkulur,
këtej ku mbërrita
– gjithmonë ikanac rrënjëpavënë,
në qytetin ku njerëzit mund të flenë edhe nën ura,
në qytetin ku qenve u rezervojnë divan e mbulesë.

Tashmë jam një fosil kaviesh
nga Platoni tek Darvini,
Jam një Mi mezì i mbetur gjallë në laboratoret e Francis Galton.
Më mungon shumë pak për tʼu bërë kufomë për studentë
të mjeksisë ligjore,
apo për tʼu përfshirë në programin “T4 Aktion”.

Punë?
Ato që të këtushmit përbuzin.
Dashuri?
Me gratë që tashmë sʼu ka mbetur veç ngujimi
në manastir.
Për shtëpi
ato në të cilat nuk denjojnë të bëjnë çerdhe as fantazmat;
për të shëtitur
parqet plot shiringa që ata prej kohësh kanë braktisur;
për tʼu dehur
verën që ata përdorin në guzhinë.
Alternativa?
Mjafton të zgjedhësh:
një mbidozë pluhuri të bardhë
apo një çmendinë.

Andej nga lind dielli mbeta rrënjë në erë,
këtej ku perëndon
gjithmonë me rrënjët që nuk arrijnë të ngulen
as në të çarat e strallit,
e nuk pres më çudira as nga Darvini
as lëmosha nga Medison Grant.

Shkëputur nga poema  “Eros murmuridhesh në gjendje të virgjër”

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s