HEROINË E PRITJES / Poezi nga Ariana Bytyçi

Poezi nga Ariana Bytyçi

 

HEROINË E PRITJES

Edhe sot dita rrënoi gjithçka
Në zvarritjet greminës
Buzë dritaresh,me sytë kah qielli
Zhytur në pafundësinë e pritjes
Pambarim!
Mëkot…, mëkot…, mëkat!
Ditët shtegtojnë në funeralin e harresës
Dhe çastet e pabesisë më trembin
Në errësirën paskaj,
Kur perdet lëvizin nga acari i kohës
E xhamat zbardhen akull!
Ku je? –të them.
Dhe ti askund…,
Dënesjes sime kur lotët
Më ngrijnë në faqe
E qepallat shkopinj akulli më ngjajnë
Në dhomën plot acar!
Dhe befas duhmë shpirti shpërthen
Dhe vlon ndër deje, me vrushkull të zjarrtë
Ku shkrihet akulli mbi xhamin e dashurisë
Nga afshi i kafshimit të buzëve, dhe unë:
Heroina e pritjes, në iluzionin e pambarimtë
Të pranverës së çelur mbi lule në livadh
Zog në qiell, në fluturimin paskaj
Uroj, lutem, përgjërohem: të çelë pranvera,
E të mos vdes pa shijuar atë ngrohtësi
Të shkrij shpirtin tim të ngrirë akull!
E ta ndjej sërish, trupin tim
Ta ndjej, se jam!
Rishtas unë: ardhur në jetë!

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s