IK NË PAHARRIM / Poezi nga Xhemajl Rudi

 

Poezi nga Xhemajl Rudi

 

IK NË PAHARRIM

Ik në ëndrrat e të shkuarës
se atje je e denja e kohës
atëhëre që i pushtoje fushat
si drita e syve tu të kaltër
Ik te mbrëmjet e tua të embla
nën dritën e yjve qiellor
si në gjethet e kurorës te ulliri
në ngjyren e pa harruar të limont
Ik se atje ishe vetvetja
këtu je hije e trishtë e gënjeshtrave
që të kan mbulue si e hirta barin e njomë
ti e sheh të sotmen ashtu si të nesërmen
me ëndrrat e djeshme rinore
si rëra e detit me shenja të mëllenjave
dhe uji me dallgët e tërbuara e vë kohen nën rërë
të mbuluar si me hijen e pelerinës së njelmët
E flokët e tua s’ janë më n`gërsheta
as si valë deti më s’ jan, as si hijet e dritës
kur ngjiteshin në puhinë e erës në mbrëmje
Ik në paharrim, atje shkëlqe si mosha e dritës
aty te portokajte dhe limonët e brigjeve të detit
në kurora ullinjesh beko ikjen ne valet
e përjetshme të erës, ku prehet hija e syve tu të kaltër

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s