Kalendari poetik: Paul Celan 1920-1970 / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

Paul CELAN

Kalendari poetik: Paul Celan 1920-1970

U lind më 23 nëntor 1920 Paul Celan, poet rumun me prejardhje çifute, gjuhën e nënës kishte gjermanishten, gjë që e ndihmoi të njihte poetë si Gëte, Rilke, Rembo. Vendlindja e tij është Bukovina, atëhere i përkiste Rumanisë, më pas ish-BRSS, sot Ukrainës. Shkoi në Berlin për studime në vitin 1938, kur u kthye vendlindja e tij qe në Bashkimin Sovjetik, kështu që s’mund të lëvizte më. Më pas vendi u pushtua nga gjermanët; prindërit i vdiqën në kampe përqëndrimi, Pauli i shpëtoi atyre kampeve, duke punuar si ndihmës në një klinikë psikiatrike; më 1945 u vendos pushteti komunist, pas nazistëve filluan përndjekjet e të kuqve. U largua drejt Evropës, në Vienë, pastaj u vendos në Paris. Gjendja e tij mendore pësoi një goditje të fortë kur vejusha e poetit francez Yvan Goll e hodhi në gjyq për kopjim, Arriti ta rrëzojë akuzën, por pasojat që i la kjo tronditje i vuajti gjithë jetën. Një natë prilli në vitin 1970 i dha fund jetës duke u hedhur nga ura Mirabo mbi lumin Senë. Për ju paraqes sot këtë poezi që kam shqipëruar prej tij:

SHSHSHËËT!

Shshshëtt! Një gjëmb të ngula në zemër
sepse trëndafili, trëndafili
me hijet pasqyrave rri, ndaj përgjaket!
Qysh atëhere rridhte gjak, qysh kur përziem po-në
dhe jo-në bashkë
dhe me gllënjka të gjata e pimë,
sepse një gotë kur beftas nga tryeza ra, tringëlliu,
kumbim i saj, një natë më të gjatë dhe më të errët se ne paralajmëroi.

Si të babëzitur e thëthimë:
e hidhur, vrer,
sado që shkumbëzonte si verë.
Ndoqa vështrimin e syve të tu
dhe gjuha belbëzoi ëmbëlsisht…
(dhe ende belbëzon, vazhdimisht.)

Shshshëëëtttt! Më thellë në zemër do të futet gjëmbi:
ai bën lidhjen me trëndafilin.

 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s