Kolazh pikturash nga Monika Molloholli
Monika Molloholli ka filluar të pikturojë që në moshë të vogël. Pikturonte shpesh me lapsa ose me copëza qymyri nëpër copëza letrash ose kartone (me aq mundësi sa ishin në ato kohëra të komunizmit në Shqipëri.)
Kohën e lirë e kalon me pikturën, poezinë dhe përkthime nga gjuhët e huaja pa lënë pas dore edhe muzikën, e cila është pasioni i saj”. Kohët e fundit po eksperimenton edhe në artin krijues ose siç e quan shpeshherë artin kreativ. I duket një gjë shumë e bukur për të ndërthurë pikturën me krijimtarinë artistike. Kreativiteti është një term që përgjithësisht tregon aftësinë artistike ose njohëse të mendjes për të krijuar dhe hedhur vizione të reja në telajot ngjyrë.
Piktura është më e fortë për Monikën . Ajo e bën të bëjë gjithçka që dëshiron. Piktura shpeshherë është një sekret midis saj dhe vetes, një lidhje misterioze midis saj që pikturon , është një model. Piktura vjen nga një vend ku fjalët nuk mund të shprehen. Piktura është një poezi e cila shikohet, por nuk dëgjohet. Piktura është një mrekulli e cila kërkon shumë mund gjatë jetës për të qenë e tillë.
Kolazh pikturash nga punimet e piktores:
Lulëkuqja ime (Punim në Gouache)
“Vlerësuar me Çmin në Turqi” Simbolizim i gjakut të martirëve pë lirinë e atdheut.
Këpucët e balerinës ( Punim në akrilik)
Një pasion tjetër i imi që në vegjëli
Vajza nën çadër ( Punim në akrilik dhe vaj)
Tematikë e marrë nga ditët e zymta, me mjegull e shi
Flutura
Tek piktura e fluturës dometheneia është liria. Ashtu si ndihet flutura e lirë të fluturojë ngado , ashtu duhet të jenë të lirë të gjithë popujt e kësaj bote për të mos ekzistuar më luftërat dhe emigrimet.
Varka
Piktura e varkës më kujton përsëri fëmijërinë time, ato pak ditë të bukura që kalonim nën regjimin monist, në qytetin e bukur të Pogradecit.
Çifti nën çadër
Pikturën e çiftit nën çadër e përshkruaj në këtë mënyre, se është dora ajo që detyron të mbash çadrën, ndërsa sytë janë të lirë për të vështruar botën.
Dardha
Tek piktura e dardhës kam dashur të shpreh thjesht dardhën si një frut të ëmbël, ashtu sikurse duhet të jenë edhe vetë njerëzit me njëri-tjetrin.
Errësira
Tek piktura e fundit kam dashur të shpreh muzgun e ëmbël të mbrëmjes. Unë e dua dritën sepse ajo më tregon rrugën, por gjithashtu dua dhe errësirën sepse më tregon yjet.
Vajzat e mia, Viola dhe Virginia
Vajzat e mia , Viola dhe Virginia është thjesht dashuria e prindit për fëmijët e tyre, e cila nuk njeh kurrë kufij.
Frika nuk e mposht jetën
Frika nuk e mposht jetën, sepse jeta është si një degë palme e përthyer nga erërat. Ajo është e shkurtër për ta thërmuar, por po kaq e shenjtë për ta jetuar.
Panda
Piktura e pandës është kartoni im i preferuar që në vegjëli.
Fëmijëria ime
Fëmijëria ime më kujton pikërisht ato netë të vegjëlisë nën regjimin e asaj kohe dhe ëndrrat për të nesërmen.
Senegal
Është një frymëzim tjetër i imi rreth këtyre njerëzve kaq të dashur dhe të gatshëm për të ndihmuar njerëzit në nevojë. Frymëzimin e kam marrë pikërisht nga shume miq të mi në jetën e përditshme. Një shprehje e tyre është: Zemra nuk është gjuri që mund të thyhet. Zemra nuk thyhet kurrë.
Melankolikja
Jeta ime e shpeshtë
Unë, Viola dhe Virginia
Tre balerinat është thjesht një pikturë e frymëzuar nga jeta e përditshme e jona.
Pema e jetës
Tregon pikërisht jetën tonë, ku çdo ngjyrë tregon shijen e jetës.
Vajza që shikon kullën Eifel në një ditë të mjegullt
Frymëzim i marrë thjesht nga një foto e bërë në Paris.