NË KËRKIM TË DASHUNISË / Tregim nga Zade Kuqi

NË KËRKIM TË DASHUNISË

 

Tregim nga Zade Kuqi

Çfarë ndodhi në Taxh Mahall natën kritike, natën kur duhej të ekzekutohej vendimi i tmerrshëm i mbretit? Mbretëreshën nuk e bënte të lumtur vendimi i të shoqit, mbi butësinë e shpirtit të saj rendonte pesha e krimit. Pallati monumental filloi ta humbte kuptimin e tij me gjithë ato dritare të shumta harkore punuar prej memeri, me gjithë bukurinë e tij si diell mbi tokë.
Dielli depërtonte nga cdo anë deri te varri i saj përmes gjakut të mjeshtrit nga Opari. Mbretëresha nuk e njihte mjeshtrin, emrit të tij në gjuhën e saj ajo nuk ia gjente dot kuptimin, ndoshta ngase ai emër duhej të mbetej sekret mes mbretit dhe asaj. Mbreti nuk ishte i njoftuar rreth asaj se çfarë ndodhte me ndjenjat e Mbretëreshes, ndërsa mjeshtri nga Skrapari pas pallatit monumental të Taxh Mahallit s’ mendonte për vepra të tjera të ngjajshme. Çdo gje kishte pushuar për të, bile edhe vetë koha dukej sikur ishte ndalur në atë pallat mermeri, e mjeshtri ishte burgosur bashkë me kohën mbrenda vetë pallatit.
Ai dëshironte ta takonte Mbretereshën patjetër në njërën nga netët e ardhshme. Sido që të bëhëj, kishte kohë që ëndërronte për të dhe për kohën që do ta kalonte me të. Aq i bënte për parandjenjën se diçka jo e mirë do t’i ndodhte në pallat gjatë ditëve të ardhshme. Ai ishte pajtuar me çfarëdo që mund t’i ndodhte, do të ishte i lumtur të mbetej në Taxh Mahall. Ai lutej vetëm që varrin të mos e kishte larg prej pallatit monumental. Për këtë edhe s kishte mundësi që të priste më gjatë takimin me Mbretereshen. Shpirti po i torturohej. Vazhdoi të jetonte çastin me sy të mbyllur, duke imagjinuar mundësine e takimt me Mbretereshen e cila i’u fanit se u duk në njërën nga dritaret harkore të pallatit. Krejt e larë nga drita, veshur me fustan te kuq te qendisur me fije ari dhe stolisur me gure xhevahiri, vende-vende shkëlqente. Pas vizionit të parë derisa qëndronte me sy të mbyllur, mbështetur për njëren prej shtyllave harkore të vizatuara nga dora e tij, i’u bë sikur Mbretëresha zgjati dorën e saj të bardhë dhe lehtas provoi t’ ia ledhatonte floket… Mjeshtri në çast u këndell dhe pyeti vetën se si mund të ishte Mbretëresha duke jetuar ato çaste amshimi. A kishte mundësi që të kuptonte disi se ç’ndjente ai për të? Ai provoi prapë ndjesinë e dëpërtimit të rrezeve të diellit, përmes gjakut të tij, deri te varri i Mbretëreshës dhe provoi prapë t’i mbyllte sytë. Në nderkohë që Mbretëresha u duk prapë në njërën nga dritarët harkore të pallatit, këtë herë nuk ishte e larë ne dritë, as shkëlqente ne fustanin e saj te mëndafshte, qendisur me gajtana ari e gurë smeraldi. Ishte krejt e mbytur në një terr, pas një mjegulle, përmes se ciles nuk po çante dot te vinte gjer te arkitekti. Qartë dukej se perpiqej t’i rrefente diçka arkitektit. Ajo filloj ti rrefente në heshtje:
-Ti nuk duhet ta bëshë këtë, të pajtohesh me vendimin e tmerrshëm te burrit tim mbret, ti duhet të jetosh për të ngritur të tjera vepra; të përgjërohet Mbretëresha për ketë!
-Përse ëndrra jote është kaq ireale arkitekti im i panjohur dhe përse udhëtove kaq largë për këtë pallat monumental të mallkuar?
-S’ është në fuqinë time të vij gjer te ti, por dije se ti je çasti im i amshuar që unë do ta jetoj përgjithmonë. ..

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s