Poezi nga Alketa Shehu

Poezi nga Alketa Shehu
 
 
***
 
Mund të mërzitesh,
të qash,
të shohësh rimelin ndërsa të nxin edhe më shumë;
Të ngjyrosësh pasqyrën me buzëkuq!
Nga nervat mund të thyesh një gotë,
të ndjesh fort dhimbjen deri në palcë!
 
Pastaj rifillon!
Mjafton nje çantë,
një palë taka,
fustanin e preferuar,
një rrugë ëndrre për të ndjekur!
 
Kështu nis një rrugëtim,
me shpresën e një fitimtareje të guximshme!
Kjo është çdo ditë e jetës tënde!
 
 
 
***
 
Ti më thua :
“Me yjet
më ngjason
je magjepsëse
e bukur
tërheqëse…”
 
Gabon,
nuk jemi
niësoj
Yjet janë miliona
unë
vetem NJË.
 
 
 
***
 
“Ku je?” –
më thua
 
Në një vend të çuditshëm jam
 
Nga këtu
s’mund të të dua…
 
Ah,
veç teje?!
Askënd!

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s