Poezi nga Mirela Papuçiu

Poezi nga Mirela Papuçiu

 

SYMBYLLUR

Shpesh, koka i ngjitet,
papërkryeshmërisht, një trupi rastësor,
si jeta jonë fatit symbyllur .
Më gëzon kompleti i shtrenjtë prej porcelani
me zogj pa krahë gdhendur plot ojna.
Në e dhëntë hera të shtrohem në tavolinë
me njerëz, midis dy psherëtimash
do mund të mburrem me frutin e dorëzimeve të mia
E gjitha është një histori harrimesh
të kujtuara bukur
rrëfyer një filxhani me kafe të zezë
gjerbur me rrufitje të vogla, sistematike
deri sa rutina feston ditëlindjen e njëqind
dhe ti as e beson më se Mikelanxhelo
e gjeti harmoninë në gjymtyrë
kaq kontradiktore sa ato të një burri a një gruaje.

 

TË RRËFEHEM

Meqenëse është e diel
dhe të dielave shkohet në kishë
e unë të timen e mbaj ja, këtu,
brenda këtij trupi që nuk ka më gjumë,
dua të rrëfehem.

A e mban mend si i bashkuam hapat,
por, secili në anën e vet?
Ecëm ashtu një copë udhë
si për të dëgjuar tingullin e ulët,
të pakapshëm të dëshirave
që shkelnin në çdo nerv të ajrit.
Ecëm ashtu një copë udhë
që ta filmoja lumturinë e të mund,
më nē fund, të shkoj në kinema autor
vetëm me një biletë malli.

Në fund, mbetëm po aq larg sa në fillim
Mua, ajo që më vret është çudia jote.
Pa mendohu, ç’ arsye kanë dy drejtëza
paralele të takohen vetëm në infinit?
E njëjta, shpirt, vlen edhe për ne.

 

***

A nuk i bashkojmë
duart që na i mbushën me gurë,
nga vegjëlia
e ndërtojmë një jetimore?

Strehohemi pastaj atje,
të gjithë ne që dritën e syve
na i shpalli ” Në kërkim”,
krenaria.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s