Poezi nga Rami Kamberi

Poezi nga Rami Kamberi

 

PAS SHIUT, NËPËR DIELL…

Mbi pishak
Ku dashuria e kërkonte jetën, pas shiut nëpër diell
U, përgjak
Malësorja e Gurinës, kur sy e shikime, iu bënë qiell

Për t’i zgjuar, Sykullat e Fjetura, t’kepit, Gjuha e Zotit
Harruar, rrugëve të pranverës, t’veshura n’gjak
Mes krojeve të trazuara, nga pikat e damkës, të lotit
Që pikonte, nga sytë e malësores, pakë nga pak

Mbi pishak
Pas shiut, nëpër diell, ku jetën e kërkonte, dashuria
U, përgjak
Malësorja e Gurinës, me ngjyrat e lirisë, tha: malësia.

 

PËR UJIN E GURRËS, DASHURI…

N’mesditë, me shi
Me gurë t’gurit i zgjoi gurët, n’Gurinën e Lotit
N’zjarr, me dashuri
La kokën, për jetë, t’fjalës, Besa është e Zotit

T’ia shuaj etjen, kohës, për ujin e gurrës, Dashuri
Me buzët e buta, t’zanave, t’lindura për bardhësi
N’maje t’kepit, te Kalaja Lindje, të jetës përjetësi
Ku vdekja vdes, mes syve t’lehonës nëpër lumturi

N’mesditë, me shi
Kohën për kohë, e trazoi i nga vdekja jermi, Guri
N’zjarr, me dashuri
Kur kokën ua la, për jetë të fjalës, që ua ruan nuri.

 

KUR ROBËRIA, DO TË IK…

Të dua, liri
Kur robëria do të ik, me sytë pas, që ta shikojë, lumturinë
Që, unë e ti
Da ta lulëzojmë ndër pranvera, për ta ringjallur, dashurinë

Nëpër udhëtimet tona, përtej, orës së fatit, që na tradhtoi
Me zhgjëndrrën e mbeur, që kur djalli mbretëronte, mbi dhe
Si zot i zotrave, n’parajsë e jetë, që me vdekjet na i kafshoi
Buzëqeshjet e lindjeve, npër truallin Iliri, që na ish mëmëdhe

Të dua, liri
Më shumë se sytë, që përtej qiellit, po e kërkojnë lumturinë
Kur, unë e ti
Me djersë t’ballit, me dashuri për jetë, do ta lulëzojmë Ilirinë.

 

RIGAVE, TË NËNTOREVE…

Te sheshi
Dëgjohet zëri i klithjeve të reja, si lypsarë t’lumturisë
Që i zhveshi
Liria jermi, përtej gjuhës së besës, e përtej Shqipërisë

Nëpër rrëmujë, ligështohet krenaria, si e çmendura uri
Nën zjarrin e fitores, kokat e thinjura t’Nëntoreve bëhen hi
Besës, pas flakës i del tymi, vdekja, merr n’gjyrën tradhti
Koha, qepet n’sytë e motit, gojët, thonë: ç’bëhet n’Shqipëri

Te sheshi
Botë e re, me koka të çmendura, na e mat lirinë, me jermi
Që i zhveshi
Shtate dhe shtatore, rigave të Nëntoreve, kemi një Shqipëri!

 

NGA E KUQJA, E GJAKUT…

N’gjuhë, t’ballit
Toka më emëroi, këngëtar i këngëve të zjarrta, t’lirisë
N’sytë, e mallit
Qielli m’dhuroi, shikim dashurie, t’ecjeve t’përjetësisë

Për ditën e pendimit
Kur syzgjimet, do ta gjykojnë frikën, për urtësinë e ngërfosur
N’terrin e mashtrimit
Nga e kuqja e gjakut, n’jetën e parë, ku vdekja s’ka t’sosur
N’lulishte, të guximit

N’sytë, e mallit
Do t’më ndizen ca flakadanë, të lirisë, për ëndrrën e besës
N’gjuhë, t’ballit
Do t’më pikturohen, dashuritë e moteve, n’kullë t’shpresës.

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s