AI (Perëndia e mendjes) … / Nga Irina Hysi

AI (Perëndia e mendjes) …

 Unë, tashmë  jam e bindur se Ai (Perëndia) sjell shenjat e veta tek ne, jo rastësisht, e ne duhet ta kuptojmë si ekzistenca e një “fakti do të bëjë një spastrim të pastër gjërash duke i zhdukur ato brenda një kohe rekord. Natyra na tregon njerëzit që ikin ose duhej të iknin, sepse nuk ju përmbushet qëllimi i tyre edhe pse ndoshta atë e kërkojnë në një mënyrë modeste, nuk mund të mbahet miku me forcë, pa të kuptuarit e dallimit, veprimi” i thyer në thelbin e SAJ, “vepron në një kuptim që pohon një të drejtë: rivendos balancën e prishur nga pandjeshmëria që kombinon hapur, e tepërt, e pacaktuar, e papranueshëme ndoshta. Koncepti i saktë i së drejtës natyrore mund të ndryshohet në operacione të caktuara të mendjes  sipas kohës, t’i atribuohet një lëvizjeje të padukshme dhe të pakuptueshme të mendjes njerëzore, e cila, shtyn atë, drejt nocionit të një kuptimi të pandryshueshëm, në lidhje me intuitën. Çfarë mendohet për arsyen dhe tendencën drejt ekzistencës? A do të jetë ajo, ekzistenca e shpirtit dhe e trupit gjithnjë kaq e komplikuar, sa ta vërejmë atë veç nga ndjenja; shpirtrat tanë janë të depërtuar pas veprimeve, shkaqeve të rastit, e duke i imagjinuar sipas nesh, ato si substanca abstrakte dominuese të heshtura, në zëvendësimin e intuitës së humbur…  Ashtu si në ardhjen e cicërimave të para, ku ne dimë shumë qartë, se ata do të largohen sapo t”ju marojë kënga e tyre e guximshme. Kjo mënyrë për të transformuar shpirtin e tyre kombinon bukur kontrastit me t”të ftohtit e ajrit me natyrën e ndjeshme njerëzore duke imagjinuar idenë e prezantimit të surprizave dhe propozimit për të zëvendësuar “ndarjen e madhe” papritur, nga rrënja e asaj që dimë me magji pafundësie, duke ndryshuar konceptin e kuptueshmërisë, mohon të vjetrën kohë, për të kaluar lidhjen universale tek e vërteta. Kjo botë me pazgjidhshmërinë e problemeve të saj na çon në kufij ekstrem der në ndarje të pashpirt force dhe arsyeje-paarsyeje dhe se ajo bota as ekziston pa ne, një arritje për të kap të tanishmen gjëndje, reale ose jo.Një farë mënyre gjuha e shenjave ka prekjen e vet të të imagjinuarit dhe shpjeguarit, në rolin e njeriut – aktor, ku qenia e gjithçkasë që na rrethon ve veten një dualiteti i cili imponon pandjenjën në kuptimin e mendimit të mirëfilltë dhe dëshmon për ekzistencën e një fakti nga zinxhiri i gjërave që përzihen mendimit. Edhe pse kontradikta e këndveshtrimit eliminon, mohimi vlen pohimit.Ky stil i thatë” mospërgjegjës – mospërgjigjës kur ekziston një mungesë e tillë heshtjeje pavlefshmërie vazhdon si do, për shkakun e krijimit në mënyrë të përsosur e cila ktheu Ne, një forcë me kusht. Sigurisht e njohim sepse ishim vetë dikur, zog dhe Zot!

Çfarë bën njeriu  në përgjigje boshllëku për të treguar efektin e një pënde, ku zogut, i ra dhe se kur rasti, e gjen e vë, mbi trungun e prerë të një peme, dhe sikur vrimën për qëndrim e kish bë natyra, me atë fuqinë e tij moderne: pasi refuzoi të flasë mohoi se çfarë do të bëhej pa zhvendosjen, brenda hapësirës në pikën e të qënit, i cili kërkon që gjërat të kthejnë Egon e tij në shtëpinë e shpirtit për t’a pushtuar, ne zbulojmë format tona të dijes, njohim veten udhëhequr nga vetja.

Kjo linjë e cila krijon këtë krijim artificial si një marrëdhënie drejtpërdrejtë midis përfaqësimit jo-njerëzor – njeri, me  ngjashmëri dy fjalëshqisash  dhe për të kuptuar besnikërinë tonë të ndarë midis njerëzve dhe jo-njerëzve është të mendojmë për lirinë e tjetrit me respekt dhe në kuptimin e gjerë ku kufijtë  mbartin drejtimin pingul si barazpeshë e të lejuarit, të ndiejmë dhe të mendojmë dallimin, mes dy fenomeneve të përfaqësimit, atë të njeriut dhe të asaj jo njerëzore.

Duke shkuar më tej ne jemi makina e fatit në arkeologjinë e gjërave për të kuptuar se çfarë ka gjithçkaja e  minutit në të njëjtin vend arkeologjik ku guri i rrallë ka grimcëza ari por duke  kërkuar  të shpjegosh e të luftosh shfaqjen e kundër heshtjes së gjërave dhe vendimin i cili përket, hapur  një rrugë tjetër apostolike të jetës, ai papritur i fshihet  gjuhës, kthyer si kontrast ngjyre, ideve, nga trup i animuar i zhveshur ku zhurma e reklamës zhduket në heshtje.  Një balancim dhe ne papritur shohim dritën brenda qetësisë shpirtit të lënduar dhe se ajo neglizhenca kërcënon me zhdukjen e gjërave t”heshtura sepse gjuha e shkrimit na diktoi ç”rrënjosjen prej erërash, se ajo   bota, erdhi prej saj duke pritur dhe se nuk varet fare nga ne, mrekulli dhe zgjidhje e enigmës memece së fundit konfirmom si një pikënisje e re, një drejtim tjetër e cila do vetëmbrojtje, butësi, mirësi, përkëdhelje e cila pret mbështjetje por gjen pakohën e zhdukur, e cila refuzon me dhimbje shpirtra të palosur kon pa diell.

Në këtë kompleksitet konfuz zbutet kuptimi i transformimit, një kombinim i dy formave të pastra natyrë-njeri, ku njeriu lundron qiellorit poetik:-(Perëndia e mendjes) ……… O njeri mos hesht, o njeri dëgjo, o njeri kupto!

… studimi vazhdon…….

 

Irina Hysi

 
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s