Poezi nga Drita Gera

Poezi nga Drita Gera
 
 
MOS MË KËRKO
 
Do të më kërkosh në kafenetë,
ku kalonim orë bisedash,
pafund.
Në shëtitoret e qytetit,
në breg të detit,
ku humbisnim përqafimesh.
S’do më gjesh më!
Do dëshirosh,
të më mbash në krah,
në shtratin tonë.
Ku zhvishnim trupat
E vishnim pasionet.
 
Të zgjohesh me sytë e mi,
të dashuruar.
S’do jem aty,
kam ikur pa kthim.
 
Mos më kërko më!
Nuk mund të jem më Ti.
Kam lindur për të qenë Unë!
 
 
 
LASHTËSI DASHURIE
 
Ata ishin dy,
u bënë një!
Një trup,
një puthje,
një përqafim!
Akrepa të një ore,
kurdisur nga një kohë
e lashtë, si vetë dashuria.
Ndezur pasionesh,
larg paragjykimeve.
Nga kjo botë e shpërfytyruar,
Të dehur nga klithma nate,
nën një ajër fanatik,
që s’lejon njeri të afrohet.
Ishin ishull Eosi,
përmbytur nga dallgë ndjenjash,
lindur për njëri-tjetrin.
Ishin histori!
 
 
 
VITET E MIA
 
Ka nga ato ditë,
kur më mblidhen të gjitha vitet
bashkë, në një çast.
I plaçkis kujtimet, një nga një.
U shtrydh ngjyrat,
Afreske dashurie,
dëshire, trishtimi.
 
Pi në gotën time të mallit,
transparente si jeta ime.
 
Por, diku e thyer.
Lehtas e çarë,
dhimbjesh.
Ndoshta?
Apo nga ata që dhimbje
s’patën për mua?
Asnjëherë, s’kërkova falje.
Nuk kam lënduar!
Asnjëherë, s’pranova gjyqtar.
Gjyqtar kam veten!
Në një nga këto ditë,
Pranoj shoqëri,
Vetëm nga vitet e mia.
 
 
 
E DASHURUAR ME JETËN
 
Jeta ime është femër,
unë jam gjoksi i saj.
Ja ndjej frymëmarrjen,
Psherëtimat,
rrahjet e zemrës.
Me shpirtin e saj bëj dashuri.
Nuk e prezantoj me këdo,
është kaq e bukur!
Sy kristalesh, trup përendish,
buzë epshore..
Do dashuroheshin me të.
M’i di të gjitha sekretet,
dashuritë, dhimbjet.
E më deh teksa e pi,
me gotën time të pasionit!
 
Advertisements

One thought on “Poezi nga Drita Gera

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s