Poezi nga Suzana Malaj

Poezi nga Suzana Malaj

 

KRONIKA E ERËS

Era fryn e merr me vete histori gjethesh
gjurmë këmbësh merr e i çon peshë
në ballo këpucësh me sandale elegante
në mjegull kronike të zezë…
E hapet mjegulla në kronikë rozë
në valsin e erës së mbretit Eol
në bashkime spontane, pa kriter
mbi gjurmët mister…
që nisin të trashin faqet e kronikës
të shkruara nga era në erë…
Aty ku fryn Era e Jugut
e larë në ujë
me fustanin e nderur tek retë
e lot sysh që s’mundet t’i terë
e humbasin lotët në currile
e thahen sytë si pus shkretëtire…
Por Eoli nga shakulli lëshon
erën e Ngrirë të Veriut
Borean e rreptë e të fortë
që ngriu një lot
në pikun e ndjeshmërisë së madhe
me rrëkezat kristale
E çmenden kronikat
e mbushen arkivat
e shpërthejnë erërat me erë…
Por era e stuhishme ish’ lodhur
në paktin e fshehtë antimbret
kur Eoli në prag të tërbimit
pushtetin e vesh me pushtet…
E ia beh era e paqtë e Zefirit
që s’ju bind mbretit të frikës
me flladin e ngrohtë e të lehtë
nis faqen e bardhë të kronikës
me fjalë ere në erë…

 

TRE NIVELET SHPIRTIT

Shpirti i barkut si shpirt dëshirues
ka pushtuar njeriun
e me zë barku i flet njeriut
Me bark të pangopur
të mbushur cep më cep nga të ngrënat
rreth tryezave ku hahet me instikt barku
Shpirti i diafragmës si shpirt guximi
shfaqet rrallë aty-këtu
në vetëpërmbajtjen e shpirtit të barkut
Guxon shpirti i diafragmës
të luftojë për diçka përtej barkut
me trimërinë e çartur
që i bie murit me kokë
E zgjohet shpirti i kokës
me urtësi koke
dy shpirtrat e parë të frenojë
por shpirti i barkut ish’ ende i fortë
e tjetri s’ka kohë të mendojë
Shpirt në krizë…
Shoqëri në krizë…
se shpirti i barkut ka pushtuar njeriun
e me zë barku i flet njeriut…

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s