KUR PUTH SYTË E ATDHEUT / Poezi nga Leonora Lokaj

Poezi nga Leonora Lokaj
 
 
KUR PUTH SYTË E ATDHEUT
 
Kur puthë sytë e Prevezës
Malli shpirtin e zë peng
Veç frymëmarrjen t’ia ndjej
Rrahjet zemrës t’ia numëroj
Ne vesh t’i flas t’ bukurës Valbonë
 
Kur puth sytë e Tomorit
Perëndi e lashtësisë
Vullkan ndjesie zgjon
Mendimet e zëna peng lirohen
Shpirti luhatet mbi degë Drini
 
Kur m’ kujtohet legjendë e Jonit
Ëndrra- gjymtuarave këmbët iu zgjaten
Si hënënusërorja shkrihem ngadalë
Mbi bedenat e kalasë së Ulqinit
Në kaltërsinë e syve të saj
 
Kur puth sytë e Vardarin
Mbi gjoksi serenata i këndoj
Ziliqarët yje një nga një zbresin
Në breg ëndrrash
Agimin t’i shuajë në Tivar presin
 
Kur puth ballin e Pashtrakun
Si ermali prej Dukagjini
Gjurmëve të diellit zë vrapoj
Përqafuar nga dashuritë e mia
Një Nëntori t’ Tretë ëndërroj
 
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s